Le Pen ftesë për Melonin: Të krijojmë grupin e dytë më të madh në PE

Postuar në 27 Maj, 2024 13:21

Drejtuesja e të djathtës ekstreme franceze, Marine Le Pen, ka ftuar kryeministren italiane Giorgia Meloni që të bashkohen në krijimin e një grupi të përbashkët në Parlamentin Europian që do të bënte të djathtën njësinë dytë të PE-së.

Është koha të bashkohemi, do të ishte me të vërtetë e dobishme. Nëse ja dalim, ne do të bëhemi grupi I dytë në PE. Mendoj se nuk duhet të lëmë që një mundësi e tillë të na ikë

është shprehur Le Pen në “Corriere della Sera”.

Nga ana e vet Meloni është shprehur e gatshme që të bashkëpunojë me çdo parti të së djathtës, duke patur parasysh se ftesa për të janë bërë edhe nga qendra e djathtë e Ursula von Der Leyen. E djathta ekstreme është e ndarë aktualisht në katër grupe dhe mbetet ende e paqartë sesi do të konfigurohen ato pas zgjedhjeve europiane të 9 qershorit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.