Kremlini bllokon asetet amerikane në Rusi
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2024/05/1419767_2024_05_23_22.jpg?itok=3R-87aKS)
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dekretuar bllokimin e aseteve amerikane në Rusi si kompensim për asetet ruse të bllokuara nga ShBA.
Agjencia “Tass” raporton se subjekt i dekretit janë kompanitë amerikane, shteti amerikan me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, qytetarët amerikanë sib dhe siguracionet e tyre, aksionet në kompani ruse, por edhe të drejtat e kompanive apo shtetit amerikan në Rusi
Procedurialisht kalimi do të bëhet përmes një ankese në gjykatë nga poseduesi i të drejtave të cenuara në ShBA që janë Banka e Rusisë dhe qeveria ruse që do të kërkojnë korrigjimin e aktit të ndërmarrë nga ShBA dhe mandej kompensimin.
Nëse kërkesa miratohet procedohet më inventarin e pasurive dhe të drejtave amerikane në territor rus dhe bëhet kalimi, duke marrë parasysh “parimin e proporcionalitetit”.
Add new comment