Hoxha: Sistemit i mungojnë 910 mijë listë-pagesa, verifikoni kontributet që të shmangni gjykatën
Kujtim Hoxha, ekspert pensionesh, thotë se ngarkesa e madhe e gjykatave dhe vonesa e shqyrtimit të çështjeve si pasojë, po dëmton shpresën e qytetarëve te drejtësia. Në MCN Economy, ai theksoi se trajnimi i administratës do të shmangte përfundimin në gjykatë të shumë rasteve.
Sistemi i drejtësisë sot është i tejngarkuar. Kjo sjell shqetësim të madh dhe dëmton shpresën e qytetarëve te drejtësia. I parë në këndvështrimin e dosjeve që janë në gjykata, me pak kujdes nëse zbatohet ligji nga administrata do të ketë më pak njerëz që shkojnë në gjyq.
Në të gjitha gjykatat e Shqipërisë, pjesa më e madhe janë mes individëve dhe administratës shtetërore për sigurimet shoqërore. Janë probleme që kanë të bëjnë me mangësitë. Administrata duhet trajnuar. Vetë instituti duhet të marrë masa.
Mbi 99% të rasteve të ankimimit administrativ jepen njëlloj siç e ka dhënë dega e përfitimeve. Ka bërë një gabim kjo degë, me copy-paste merret dhe ajo jepet.
Hoxha tha se punonjësit duhet të verifikojnë statusin e tyre në sistem, në mënyrë që të shmangin proceset gjyqësore vite më vonë.
Duhet kontrolluar ku punon. Sistemit i mungojnë 910 mijë listë-pagesa. Janë derdhur paratë në ISSH dhe nuk i dinë se të kujt janë. Mungojnë edhe 26 mijë persona të vetëpunësuar në bujqësi. Kanë mbetur kontributet dhe nuk dihet të kujt janë. Paratë janë futur emrat jo. Pra njerëzit nuk i marrin dot dhe vijnë vërdallë. Nuk është le të themi periudha e ’97.
Ata që vdesin gjatë procesit, familja nuk merr asgjë. Pushohet çështja.
Add new comment