Sanksione edhe ndaj Gjykatës Ndërkombëtare?! Mbetet që SHBA t'i vendosë sanksione edhe Planetit

Postuar në 21 Maj, 2024 18:10

Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Mike Johnson ka deklaruar së fundmi se Kongresi mund të votojë për sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve për shkak se kjo lëshoi një urdhër arresti për kryeministrin izraelit Beniamin Netanyahu. Më interesantja: as SHBA dhe as Izraeli nuk janë pjesë e Gjykatës, çka e bën urdhër arrestin një eventualitet shumë të rëndë dhe të hidhur për Netanyahun që nuk mund të lëvizë në vende që janë pjesë e Gjykatës.

Mënyra sesi SHBA po reagon të jep të kujtojë se pas këtij vendi të madh nuk vepron më asnjë moral politik, përveç moralit të forcës, çka e bën pikërisht për këtë arsye SHBA një vend me autoritet të diskredituar globalisht.

Përsërisim: Autoritet! Në fund të fundit kjo ka qenë kredoja e antiamerikanizmit prej kohësh: SHBA e bën çdo gjë me forcë dhe interes dhe se si vend nuk ka asnjë prerogativë morale dhe etike në ato që synon. Me këto veprime, në dritën e ngjarjeve në Gaza është e qartë se akuza vetëprovohet.

SHBA ka vënë 16 000 sanksione ndaj Rusisë, që përfaqëson një ndër sipërfaqet më të mëdha në botë, ka sanksione ndaj Iranit, ndjek politika sanksioni ndaj Kinës dhe kërcënon këdo që mundet me sanksione. Edhe Kosovën. Mos vallë i vendos sanksione edhe Francës që mbështeti arrestimin e Netanyahut? I shkreti Macron, nuk do mund të vijë as në Shqipëri!!!

Puna është se përdorimi i mjeteve të tilla, për një fuqi të madhe ilustrojnë faktin se autoriteti nuk është përfillur dhe kjo ka ardhur për arsye komplekse. E në vend të rishikimit të politikave, duket se dikush në SHBA mendon se mund të vendosë sanksione ndaj mbarë planetit po u desh, sepse ndoshta në vizionin e këtyre bota ndahet në SHBA dhe pjesa tjetër.

Një narkozë kjo që e kanë njohur të tjerë më parë dhe që janë zgjuar duke i hedhur bythëpërpjetë nga krevati.

s.zaimi

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

.....sepse Israeli dhe SHBA jane te paprekshem dhe mbi ligjet Nderkombetare.
Parihas i ka dalur boja dhe nuk ka as turp e as dinjitet. Politikanet e ketij perbindeshi dalin hapur per bombbardim atomik te Gazes nga Israeli.

Ata mburren me shfarosjen e njerezimit. Vetem para 4 ditesh Senatori L Graham u mburr perpara Senatit per rrafshimin e Nagasaki dhe Hiroshimes.
Keta gjakpires jetojne dhe pasurohen me krime mbi njerezimin.
Ne Kosove sot, me shume kane vdekur nga kanceri se sa nga lufta. Si pasoje e perdorimit te armeve dhe bombave te ndaluara, te perdorura nga NATO.

Krim dhe imoralitet, ky eshte viryti amerikan qe shqiptaret e adhurojne

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.