Një patriark që bekon politikën e jashtme!
Patriarku serb Porfirije ka bekuar presidentin Aleksander Vuçiç përpara sesa ai të shkojë në OKB ku do të diskutohet për rezolutën për geoncidin në Srebrenicë. Në një prononcim të vetin, Porfirije ka thënë ndër të tjera se:
Kjo është një përpjekje për të përdorur një inversion të thjeshtë për të shpallur të gjithë popullin serb, që është viktimë e genocideve të shumëfishta dhe spastrimit etnik, si zbatues genocide. Nuk po e zvogëlojmë peshën e krimeve në Srebrenicë, por si ortodoksë serbë nuk mund të qëndrojmë në heshtje rreth krimeve kundër serbëve në zonën e Srebrenicës
Siç mund të vihet re, Porfirije nuk përmend kurrë togfjalëshin “krime të serbëve në Srebrenicë”, por vetëm krimin në Srebrenicë duke qenë eksplicit për “krimet kundër serbëve”. Dhe ky njeri, nën mantelin e Perëndisë dhe besimit jep bekimin presidentit për një proces që është thelbësisht politik. Do të ishte kurioz të dëgjohej sesi Porfirije bekon Vuçiçin, në emër të një Perëndie që shpall të gjithë njerëzit të barabartë dhe bij të tij. Ekumena e këtij patriarku nuk e kalon sinorin etnik dhe është tragjike të shohësh ligësinë të manifestuar në botën e informacionit në këtë farë feje.
Një patriark që flet në këtë formë nuk meriton asgjë më shumë sesa një poltron deputeti në Parlamentin serb ku të mund të temjanisë kolegët dhe qeverinë nga mallkimet e shejtanit.
Add new comment