Në Kosovë edhe zhvillimet meteorologjike mund të shpallen "të njëanshme" nga BE dhe SHBA

Postuar në 21 Maj, 2024 18:29

Bashkimi Europian dhe Departamenti Amerikan i Shtetit kanë reaguar pas një ndërhyrje të Policisë së Kosovës në Veri për të mbyllur gjashtë njësi të Bankës Kursimore Postare.

Janë veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara,-u shprehën dy qendrat e mëdha të Perëndimit.

Është një diplomaci inerte dhe pa asnjë efektivitet real në terren, qoftë edhe pse Kosova nuk ka një Veri politik, nuk duhet të ketë një të tillë, por vetëm një Veri gjeografik.

Është një diplomaci pa sens dhe pa tru, pasi atributet institucionale Kosova i ka të plota dhe të njohura ndërkombëtarisht, ndaj është disi pa kuptim të kufizosh me mjete deklarative, akte që janë ligjore. Edhe sanksionet ndaj Kosovës nuk është e qartë e çfarë baze ligjore kanë, pasi ato lidhen me vendime që janë tërësisht të ligjshme brenda Kosovës. Dhe nuk vijnë ndesh me asnjë konventë. 

Është një diplomaci inerte sepse bën zhurmë vetëm për vendin nga origjinon, jo zgjidhjen që ofron. E megjithatë asnjë forcë nuk e legjitimon absurditetin dhe arbitraritetin. Mbetet vetëm që edhe shfaqja e Diellit dhe e Hënës mbi Kosovë të shpallen veprime të njëanshme.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.