Lëshohet urdhër arresti ndërkombëtar për Netanyahun

Postuar në 20 Maj, 2024 14:17

Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për kryeministrin izrealit, Beniamin Netanyahu dhe drejtuesit e Hamasit. Sipas gjykatës ka prova të arsyeshme për të besuar se të gjithë këta persona janë përgjegjës për krime kundër njerëzimit duke nisur të paktën që nga 7 tetori 2024.

Përveç Netanyahut nga pala izraelite janë në kërkim ndërkombëtar ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ndërkohë që anëtari tjetër i kabinetit të luftës, Benny Gantz e ka denoncuar vendimin duke cilësuar se:

Heqja e paraleleve mes liderëve të një vendi demokratik të vendosur për të mbrojtur veten nga liderë të terrorit të neveritshëm është një deformim i thellë i drejtësisë dhe një falimentim moral

Nga liderët e Hamasit janë shpallur në kërkim, lideri politik Ismail Haniyeh dhe shefi ushtarak, Mohammed Deif.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.