Larg Administratës! Ndoshta edhe ministra do jetë vështirë për të gjetur
Në disa media afër qeverisë raportohet dukuria e bojkotit nëse mund të themi kështu e administratës publike.
Puna në shtet nuk josh më -, shkruan gazeta “Tema”. E ka fjalën për punën në Ekzekutiv.
Pak javë më parë edhe ministri Blendi Gonxhe deklaronte se mungesat vijnë për shkak të frikës për të firmosur. Frikë nga SPAK. Ndërkohë që në sistemin gjyqësor po mësyjnë fëmijë të ish-gjyqtarëve apo prokurorëve të larguar nga vettingu.
Është një ndërthurje fatale dhe fatkeqe: të korruptuarit, të cilëve nuk u është prekur pasuria, por vetëm biografia, nuk heqin dorë nga lopa e shtetit. Të tjerët, edhe në qofshin me një lidhje me PS-në i rrinë larg administratës.
Pse ndodh kështu? E thjeshtë: në administratë vjedhja është centralizuar në pak duar. Të tjerët, shumica janë rrogëtarë. Pse atëherë të përfundosh hetimeve për një firmë, kur nuk ke marrë gjë? Dhe as mund të marrësh?
Në drejtësi vjedhje nuk ka, ka korrupsion të decentralizuar që në këtë formë i intereson edhe politikës. Sepse pazari mbetet i hapur.
Tani jemi në kushtet kur dukuria është përgjigje për shkakun, përgjegjësinë.
Nëse numri dy i qeverisë thotë se kanë frikë të firmosin, atëherë përgjegjësia lidhet me një sistem pune që është sistemi i Rilindjes. E cila kërkon viktima në procedurën e vet ekonomike , ndërkohë që ka paralizuar parlamentin dhe të gjithë.
Zoti Rama këtu duhet të kërkojë ndjesë, të pranojë se “ata drejtorët që po i nxirrnin bojën” do kenë ikur me kohë, do jenë dyerve të SPAK për të lënë vakancën e madhe.
Një zgjidhje është Inteligjenca Artificiale, një tjetër, me logjikë antishtet, është nxjerrja e prokurimit jashtë të drejtave të shërbimit civil.
Një tjetër është që z. Rama të hapë konkurs ndërkombëtar edhe për ministra se siç është nisur edhe kjo detyrë është bërë hall.
Po sigurisht që fajin e ka Saliu me Ilirin që na lanë një sistem të kalbur. Apo jo?
s.zaimi
Comments
Dmth sipas shkrimit tend
Dmth sipas shkrimit tend problem eshte administrata?!
Se problemi nuk eshte kaq siperfaqesor.
Administrata eshte e fuqizuar nga privati, eshte nje zinxhir bashkepunimi me tendera dhe marr-jep favoresh.
Dmth te gjithe privatet qe paguajne ketu, jane ata qe bashkepunojne me administraten pra i njejti lloj mos themi qe klase akoma me dinake. Me pak fjale me mire te punojme recepsion.
Sa per ministra mos ia qaj hallin, se pergatiten ylli i babit dhe i mamit qe ne universitet. Behet biografia si atehere kur femijet e oficereve, nenpunese dhe idealet e partise e kishin vendin gati.
Eshte i njejti sistem me emer tjeter dhe mbiemra te njejte.
Ky vend cdo profesion e ktheu zanat kurvash.
Add new comment