Ia kam thënë shumë herë z. Rama: Greqia ka shumë ndikim mbi emigrantët shqiptarë
Takimi i Edi Ramës me shqiptarë në Athinë është injoruar përgjithësisht nga politika kryesore greke, ndonëse në mediat e vendit fqinj ka patur diskutime të shumta. Lidhur me mesazhin kryesor të takimit se Rama ka ndikim tek emigrantët shqiptarë, ka patur një prononcim të Dora Bakojanis, politikane e njohur në Greqi, por edhe motra e kryeministrit aktuale, Kyriakos Mitsotakis.
E pashë dhe dëgjova se Rama mblodhi 5 mijë shqiptarë. Nuk më intereson çfarë bën zoti Rama me emigrantët. Mua më intereson se çfarë bën ai me Belerin. Rruga europiane e Shqipërisë varet nga respektimi i të drejtave të minoritetit etnik grek në Shqipëri. Dhe dua t’i them diçka zotit Rama, që e kam diskutuar shumë herë me të. Greqia ka më shumë ndikim politik tek votuesit shqiptarë që janë prezentë në Greqi sesa ka zoti Rama mbi ta dhe kurdo që ta shfrytëzojë këtë ndikim Greqa mund ta bëjë me shumë lehtësi
është shprehur ajo në një intervistë për ‘Sky”.
Comments
Eshte nje gjuhe diktuese,
Eshte nje gjuhe diktuese, shantazhuese, qe vetem me diplomaci nuk ka te beje. Eshte gjuhe vertikale, imperiale, sikur flet ndonje guvernante dhe jo nje diplomate per te zgjidhur krizen. Per gjuhen e kesaj mere shkruaj nje artikull.
Sepse vetë Rama u grric duke
Sepse vetë Rama u grric duke e krijuar këtë situatë që i shërben veç atij e jo shqiptarëve në Greqi.
Add new comment