Guberna e SPAK-ut

Postuar në 03 Maj, 2024 17:13

Raportohet se Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko po udhëton drejt SPAK-ut për çështjen e mikrokredive. Në SPAK është edhe presidenti i Republikës, ndonëse e mohon, në SPAK ministra e ish-ministra, në SPAK Zdromsi i Tiranës.

Dhe të mendosh që sistemi korrupton njeriun, ndërkohë që në 11 vjet ne e ndryshuam sistemin, e rilindëm vendin dhe bëmë shtet. Kush i shtyu këta në gabime të tilla?

Kjo e Guvernatorit – sidomos një si ky që kemi që edhe shpërndarjen e reklamave online e cilëson sekret banker – përfaqëson një moment cilësisht të ri sepse Banka Qendrore përgjithësisht është institucion më i higjenizuar nga skandalet e ekzekutivit. Të mbërrihet në pikën kur Guvernatori përflitet në media për gjithëfarë lidhjesh për të cilat nuk bën zë dhe mandej të kalohet drejt Prokurorisë së Posaçme, kjo ilustron nivelin kapilar të korrupsionit si kulturë dhe një prag shpërbërjeje nga e cila askush nuk mund të hamendësojë si dilet.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.