Microsfot investon 1.7 miliardë dollarë në IA dhe cloud në Indonezi
Drejtori Ekzekutiv i Microsoftit, Satya Nadella ka premtuar gjatë një takimi me presidentin indonezian, Joko Widodo se kompania do të investojë 1.7 miliardë dollarë në ndërtimin e infrastrukturës për Inteligjencën Artificiale dhe teknologjinë cloud për të ndihmuar zhvillimin e arkipelagut.
Nadella ka deklaruar se investimi do të shkojë për ndërtimin e data center masiv që mundëson aplikimin e Inteligjencës Artificiale, që sipas tij synon të fuqizojë çdo njeri dhe organizatë në Indonezi për të përfituar nga “kjo valë e re e madhe IA-së”.
Indonezia është një shtet ndërishullor me 280 milionë banorë dhe përfaqëson ekonominë më të madhe në Azinë Jugore.
Add new comment