Italia synon të bëhet "superfuqia" e mikroçipave
Qeveria italiane planifikon të investojë rreth 10 miliardë euro në industrinë e gjysmëpërçuesve gjatë gjithë vitit.
Ministri i Industrisë, Adolfo Urso, tha se kjo do ta kthejë vendin në një superfuqi të mikroelektronikës në Europë.
Italia po përgatitet të bëhet një nga prodhuesit më të mëdhenj të mikroelektronikës në Evropë.
Në mars, Urso njoftoi një investim prej 3.2 miliardë euro (3.4 miliardë dollarë) nga startup-i Singaporean Silicon Box, për të ndërtuar një fabrikë çipash në veri të vendit.
Njoftimi erdhi pasi qeveria nuk arriti të bindë gjigantin e prodhimit të çipave me bazë në SHBA, Intel Corp. për të investuar në Itali.
"Unë besoj se në javët e ardhshme do të kemi njoftime të tjera po aq të rëndësishme," citohet ai nga mediat lokale.
E njohur për një sektor të larmishëm prodhimi – që nis nga Fiat, te prodhuesi i gomave Pirelli dhe prodhuesit e modës luksoze si Gucci dhe Versace, produktet italiane janë të njohura në të gjithë botën.
Investimi i ri e fut Italinë në një treg që po zgjerohet me shpejtësi vitet e fundit.
Gjysmëpërçuesit, të njohur edhe si çipa, janë komponent thelbësor në pajisjet elektronike si telefonat inteligjentë, kompjuterët dhe makinat.
Kjo industri është në zgjerim, pasi ndërsa kërkesa për pajisje vazhdon të rritet, po ashtu rritet edhe kërkesa për gjysmëpërçues.
Tregu global i gjysmëpërçuesve kishte një vlerë tregu prej 527.88 miliardë dollarë në 2021 dhe parashikohet të arrijë në 1,380.79 miliardë dollarë në 2029.
Tajvani është prodhuesi më i madh i gjysmëpërçuesve në botë, i ndjekur nga Koreja e Jugut, Kina dhe Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumë vende të tjera duke përfshirë Japoninë, Gjermaninë dhe Izraelin kanë gjithashtu një prani të konsiderueshme në industrinë e gjysmëpërçuesve
Add new comment