Aga(ç)i i dy brigjeve

Postuar në 24 Prill, 2024 09:34

Ka bjë diskutim histerik gati mbi një material të transmetuar nga Rai3 mbi protokollin Itali-Shqipëri për pritjen e imigrantëve. Paralel me materialin, Ina Media, që prezantohet si një media investigative me financim nga ShBA publikoi më datën 16 prill një material në qendër të të cilit është tjetërsimi i pronave në Vlorë. Personi kyç: Artur Shehu dhe në “prapavijë” si avokat Engjëll Agaçi, Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë. 

Të dy materialet “bashkohen” në një: Engjëll Agaçin si “lojtar” në hije i pronave në Vlorë dhe kumbar i Protokollit Itali-Shqipëri. Në këtë rol, z. Agaçi vjen pas një karriere që cilësohet si “avokat i narko-trafikantëve shqiptarë” çka jep dy mesazhe: lidhja e trafikantëve të drogës me investimet në Bregdet pasuruar së fundmi me ndryshime të posaçme favorizuese të ligjit “Për Zonat e Mbrojtura” është në fakt lidhje biznesi me politikën qendrore në Tiranë, madje në nivelin më të lartë dhe tjetra se është ky pol që në të vërtetë ka ndërmjetësuar Protokollin për imigrantët.

Këto vijnë si mesazhe nga dy materialet. Tani në Shqipëri çështja është korrupsioni i Agaçit, të cilin në fakt ka dalë ta mbrojë kryeministri Rama dhe i cili në fakt, në një nga përgjigjet e publikuara nga gazetari i Rai-t, siguron një gjë:  ai nuk ka qenë avokat i Artur Shehut. Një lajthitje kjo taktike që në kontekstin e një pyetjeje me disa emra, nxit dyshimin mbi shqetësimet e z. Agaçi dhe rolit të tij. 

Në Itali çështja me gjasë merr karakter politik: a di gjë kryeministrja Meloni se kush ia ka përgatitur marrëveshjen me Shqipërinë ku do të derdhë 100 milionë euro çdo vit?

Një Sekretar i Përgjithshëm, që vjen nga karriera e avokatit të trafikantëve të drogës, që akuzohet se ka përdorur ish-zyrtarë të Guardia di Finanza për zhvatje pronash në Vlorë është padyshim një skandal. Mund të imagjinohet se çfarë zhurme mund të bëhet, ndërkohë që në planin juridik marrëveshja ka ende rrugë.

Në fakt ka interes jo të vogël të kuptohet negociimi në këtë rast, roli dhe informacioni i Melonit që në të dyja rastet, pra të dijenisë ose jo, ekspozohet si një figurë që njollos një marrëveshje me baltën e përjetshme të dyshimit se krimi nuk mungon asnjëherë në protokollet e Italisë. Nëse nuk ka ditur gjë, ose do luajë këtë rol, atëherë si mund të kalojë poshtë që “Shqipëria përdor Romën”?  Nxjerr pra krye edhe njëherë karakteristika e pandryshueshme e z. Rama: hileja që bën pis këdo. Edhe vetë pisllëkun. 

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Me fal, "...Perdor Romen" per cfare? Dhe nese "Shqiperia" perdor "Romen" ca te keqe kemi ne nga kjo "hile"?

Submitted by Dori (not verified) on

Don Agacio, Don Agacio, Don Agacio - eshte degjuar kaq e kaq here nga shqiptaret, ne vite. Megjithate, kur e degjuan perseri keto dite, shume prej tyre menduan ne fillim se po e degjonin per here te pare, por pak nga pak filluan te kujtoheshin se e kishin degjuar edhe me pare; dhe shume e shume here; e kishin degjuar nga Sali Berisha!
Ne komentet e meparshme, jo pa qellim, kam thene qe nuk ka skandal apo afere te madhe korruptivo-kriminale ne keto 11 vite socialistesh ne pushtet , qe te mos e kete denoncuar i pari Sali Berisha.
Engjell Agacin, si trurin e gjithe korrupsionit qeveritar, e ka akuzuar i pari, i pari fare, Berisha; jo nje a dy, por me dhjetera e dhjetera here; keto akuza i bente duke e cilesuar si "Don Agacio". Por, pse nuk ngjiten akuzat e Berishes?! Ne dallim nga akuzat e tjera, kjo eshte e njejte me ate te Olsi Rames, por ka nje peshe edhe me te madhe per vete rolin qe ka Agaci. Prandaj, edhe heshtja dhe bojkoti ndaj akuzave te Berishes, nga shumica derrmuese e mediave, gazetareve dhe analisteve, ka qene kaq e thelle dhe kaq i madh.
E kemi thene se c'taktike ndiqte Opozita ( e Bashes) per te denoncuar aferat e medha te Rames: i pari denonconte Berisha, ne stilin e tij , qe dmth me emra dhe mbiemra dhe me te gjitha hollesite e mundshme; keto merreshin nga portalet opozitare, beheshin virale; pastaj dilte PD-ja me reagim zyrtar nga zenedhesit dhe ne fund Basha, si per te permbyllur denoncimet.
E kemi thene po ashtu, se ndiqej kjo taktike, sepse askush nuk kishte bythe te bente ate qe bente (dhe ben) Berisha; justifikimi ishte gati per te gjithe frikacaket: e ka thene Berisha ... un thjesht po them vetem ate qe ka thene ai!
Mirepo, nuk ndodhi keshtu me "Don Agacion". Edhe pse Berisha ngulmonte fort, heshtja nga mediat, gazetaret dhe analistet ishte edhe me e heshtur se varri. Ne fakt, keta hipokrite i dinin te gjitha ato qe thoshte Berisha; i flisnin dhe i flasin ne kafene me njeri-tjetrin; por, ne studiot televizive, jo vetem qe nuk ia permendnin emrin, por edhe kur e degjonin nga Berisha, benin sikur nuk e degjonin dhe vazhdonin me debatet e zakonshme me fjale te pergjithshme mbi krimin dhe korrupsionin, duke iu permbajtur formules magjike dhe mashtruese : te gjithe jane njesoj!
Nuk jane te gjithe njesoj. Nuk ka pasur te tille korrupsion ne kohen e Nanos dhe Metes, e natyrisht Berishes. Merreni gjithe korrupsionin qe eshte bere ne kohen e tyre, shumezoje me njeqind, njemije, njeqindmije - ky eshte korrupsioni i Rames; madje, eshte me shume se kaq; eshte korrupsion absolut; shembulli i absolutizmit ne korrupsion eshte ne Bashkine e Tiranes dhe tek Don Agacio.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.