Kudo trajtohet si krizë, vetëm në Shqipëri rënia demografike shikohet si Liri e Lëvizjes
Asnjë shoqëri nuk mund të qëndrojë e paprekur kur gjysma e popullsisë së tij përbëhet nga pensionistë.
Kështu shkruan ndër të tjera në një opinon të vetin sot në “Kathimerini”, ministri grek për Krizën Klimaterike dhe Mbrojtjen Civile, Vassilis Kikilias. Teksa e hap shkrimin me faktin se edhe Konstandinopoja ra për shkak të një kolapsi pararendës demografik, Kikilias vë në dukje se situata e tanishme në Greqi, paralajmëron një krizë të ngjashme. Sipas tij, në vitin 2050, Greqia do të ketë 7.5 milionë banorë, një pjesë e madhe e të cilëve do të jenë pensionistë.
Kikilias shkruan se qeveria e tanishme greke e ka bërë prioritet menaxhimin e krizës demografike në vend, duke shtuar se për arsye historike, kulturore, por sidomos sociale, asnjë vend europian nuk mund ta trajtojë këtë krizë me imigrimin hyrës. Mbetet fuqizimi i familjes dhe rivlerësimi i vendit nga njerëzit, çka kërkon rishikim tërësor të mënyrës sesi politika drejton një vend dhe një shoqëri.
Shkrimi në fjalë vë në dukje një aspekt themelor për një shoqëri e që është rrudhja demografike dhe kërcënimi ekzistencial që pason. Është po ashtu me interes të shënohet se kriza demografike që lidhet kryesisht me plakjen e popullsisë, ka ardhur në vështrim publik dhe politik në të gjitha vendet e Europës, përfshirë edhe Serbinë fqinje që ka parashikuar incentiva financiare.
Vetëm në Shqipërinë e Edi Ramës kriza demografike që lidhet kryesisht me emigrimin dhe jo plakjen, i dedikohet lirisë së lëvizjes. Një rast i paprecedentë miopie dhe autodestruksioni që nuk faktorizon në analizat e veta rënien e pandalshme të popullsisë, paralajmërim ky i shpërbërjes së të gjithë treguesve identitarë dhe vetë politikave në fuqi. Ndodh kjo në një vend, historia e të cilit dëshmon se prirjet centrifugale janë ciklike dhe të qëndrueshme, për arsye historikisht të ndryshme, por që në kohën tonë lidhen kryesisht me keqqeverisjen dhe mallkimin e të jetuarit nën çadrën e banditit.
s.zaimi
Comments
Shume e sakte: Nuk ka
Shume e sakte: Nuk ka precedence, jo vetem per vendimet themelore si shtet, po nuk ka precedence dhe ne komunikimin e nje statusi si kryeminister duke banalizuar krimin e autoritetit shteteror ne nje banalitet gjuhe: molle, dardha e kumbulla, kur behet fjale per miljona euro te vjedhura. Ka ikur me shume se gjysma e popullit dhe pjesa me aktive e rinise, dhe perseri gjuha eshte banale, nje gjuhe ku nuk guxon dhe e formulon asnje humbameno apo anonim interneti. Eshte prekur fundi dhe Shqiperia eshte nje cmendine korrupsioni ku qytetari nuk merr asnje sherbim nga shteti. Cfar te shkruash, opozita ka shkalluar dhe, Kryeministri eshte kampion i pa precedences per standartin e precedences qe ka vendosur.
Shtet fashist, ku ka ngritur
Shtet fashist, ku ka ngritur celula/firma dixhitale, qe pergjojne e ndjekin cdo komentues qe, nuk i vjen sipas midese se qeverise, qe i ben kritika, duke i hyre ne telefon a laptop.
Add new comment