Tani problemi është Netanjahu

Sulmi Iranian mbi Izrael angazhoi një dispozitiv të madh armësh që përfshinin dronë dhe raketa. Megjithatë, me nisjen e sulmit erdhi edhe njoftimi ndërkombëtar se “sulmi kishte nisur” dhe se mjetet do të kërkonin rreth 6 orë të mbërrinin në objektiv. Me këtë rast Izraeli u përgatit dhe siç pritej asgjësoi pjesën më të madhe të mjeteve iraniane.
Pas sulmit Teherani njoftoi se qëllimi u përmbush dhe paralajmëroi Izraelin të mos kundërpërgjigjej. E gjitha një mizaskenë për goditjen që Izraeli i bëri konsullatës iraniane në Siri, duke konfirmuar se të paktën në këtë fazë Irani nuk do konflikt me Izraelin.
Sesa e vërtetë është kjo dhe këtë e dëshmon tërthorazi edhe deklarata e presidentit amerikan Joe Biden, që në një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Beniamin Netanjahu, e ka cilësuar ngjarjen një sukses ushtarak të Izraelit që ka arritur të gjurmojë dhe rrëzojë mjetet iraniane. Mediat amerikane nënvizojnë se Biden i ka deklaruar Netanjahut se SHBA nuk do të marrin pjesë në ndonjë ofensivë kundër Iranit, që duket se po mendohet në Jeruzalem.
Pra çështja po shihet në aspektin politik: Irani dëshmoi se ka kapacitetin dhe kurajën të godasë direkt aleatin kryesor amerikan në Lindjen e Mesme, që është njëherazi edhe fuqi bërthamore, por e ka bërë këtë si gjest më tepër se si operacion ushtarak që do të synonte dëme efektive. Izraeli ka marrë vetëm një kundërpërgjigje për atë që bëri në Siri, nuk u dëmtua dhe me këtë rast SHBA kërkon të mos avancohet më tej, në kushtet kur nuk ka shkaqe reale për të zgjeruar një front të ri.
E gjitha kjo na dëshmon se problem kryesor në Lindjen e Mesme sot për Perëndimin është Beniamin Netanjahu, që nuk po frenohet dhe më keq, po bëhet i paparashikueshëm. Diçka që në politikë nuk pranohet.
Comments
E duan Bibin mesa duket:)
Ka dhe nje version tjeter qe po perflitet ne shtypin shumengjyresh izraelit. Dhe qe mund ti shkoje per shtat shume edhe kryeministrit.
Po sikur Izraeli te perdore brenda javes, planet e gatshme te sulmit mbi rrjetin e programit berthamor iranian, te cilin pretendon se e njeh. Kane kaluar shume vite qe kur Netaniahu paraqiste ne OKB kartonin me bomben berthamore gati te plotesuar, per te cilin tha se Iranit edhe 2 vjet i duhen per ta poseduar. Mungesa e njohurive per tunelet e kamioneve te Hamasit, nuk ndikon aspak per mire ne frazat plot vetebesim te Bibit. Dhe ka shume mundesi qe aleatet te fillojne te dyshojne ne aftesite e gjithe perfolura izraelite per ti patur fijet ne dore ne gjithe Lindjen e Mesme.
Keshtu qe Izraeli nuk ka rast me te mire te beje nje bombardamento a tappeto dhe te shpresoje se pas tij, Irani do kthehet ne epoken e Drezdenit ne 1945 dhe me vone te thote na falni se u ngutem pak. Por cfare mund te ndodhe nese qellimi nuk arrihet.
Shume po thone qe Irani e dinte fatin e ketyre 2-300 drone e rraketa. Po askush nuk po arrin dot te thote se sa perqind te kapacitetit iranian ishte kjo.
Irani i dha kohe Israelit per
Irani i dha kohe Israelit per kete "mini attack". Qellimi nuk ishte demtimi i Israelit por qe, t'a vetendergjegjesoj se ky i pari nuk frigohet t'a sulmoje dhe se ne te ardhmen (israeli) duhet te mendohet mire kur te sulmoj dhe, necte njejten kohe te nderpres agresionin e tij kundra elementeve iranian ne L e Mesme.
Te njejtin scenario Irani perdori kur sulmoi bazen ushtarake amerikane ne Irak i dha kohe dhe i njoftoi amerikanet te largoheshin nga baza. Edhe kete e beri per t'i treguar Amerikes se bazat e saj kudo qe jane ne L e Mesme, jane nen radarin e raketave te tij.
Ne sulmin kunder Israelit u perdoren raketa e kategorise se dyte.
Situata nuk eshte me si para tre dekadave. Qe ishte shume e thjeshte, kur hamasi kishte vetem kamikaze. Ne se Hamasi posedon raketa, imagjinoni se cfare kane shtetet si Irani. Ky I fundit kete tre vjecar posedon raketa Hypersonic, qe nen 10 sec i ke ne Tel Aviv, dhe jo ne 4 ore sic shkuan dronet e kategorise se dyte.
Miti se Israeli ka ushtrine me te forte ne L e Mesme falimentoi kur u sulmua nga Hamas. Ka mbi 6 muaj dhe akoma nuk i cliruar pengjet, c'ka do te thote se nuk e ka eleminuar Hamasin.
Zyrtaret Iranian thone se nuk e kane per gajle eleminimin qe iu be zyrtareve te tyre ushtarak sepse i zevendesojne por, ka arritur koha qe Israeli te mesohet dhe t'i bindet ligjeve nderkombetare e te ndergjegjsohet se nuk eshte mbi to.
Add new comment