Gjobë kush nuk voton?

Postuar në 10 Prill, 2024 00:10

Ka dalë në një intervistë televizive një jurist i PD-së që ka propozuar se votimi duhet bërë i detyrueshëm. Oerd Bylykbashi është ndër ata juristë që orientuan rivlerësimin e fletëve të votimit të kontestuara në zgjedhjet lokale të vitit 2011 pas të cilave z. Rama humbi procedurialisht me 10 vota. Vendimi i arsyetuar asokohe për këtë procedurë, i referohej jo një dispozite konkrete të Kodit Zgjedhor, por frymës së Kodit që dikton shprehjen e vullnetit të zgjedhësit dhe leximin e këtij vullneti.

E thënë thjesht: ka rëndësi patjetër procedura e vendosur pëe numërimin e votave, ka rëndësi që fletët e votimit të kontestuara nuk rinumërohen më, por më shumë rëndësi ka fryma e Kodit për leximin e vullnetit të zgjedhësve. 
Sot z. Bylykbashi sugjeron që vullnetit të zgjedhësit t’i imponohet vullneti i partive. 

Vota e detyrueshme për shqiptarët është shpëtim i zgjedhësve shqiptar nga presioni që i thuhet t’i nuk do shkosh të votosh, i jepet para dhe kërcënohet. Por edhe nëse të jepet para për të votuar, ti nuk e di për kë kam votuar. Nëse nuk voton do të paguash gjobë dhe gjobë të rëndësishme. Pse komunizëm është Belgjika që e ka, komunizëm Greqia dhe Australia?
Kjo godet blerjen e të drejtës për të votuar. Kjo i ngjan detyrimit që kanë gjyqtarët dhe policët që të mos marrin pjesë në proceset politike në fushatë. Vota e diasporës gjithashtu është një problem shumë i madh

tha Bylykbashi në intervistë. 

Pra nëse ti sot ke vullnet të mos votosh brenda një sistemi kushtetues që votën e njeh si të drejtë, politika po mendon që ta eliminojë abstenimin dhe bojkotin nën frikën e qartë të  mospjesëmarrjes në zgjedhje. Më ironikja: e propozon këtë një parti e bojkotit dhe dorëzimit të mandateve. 
Sigurisht që nund të ketë vende që e vendosin këtë me ligj, por ligje të tilla kanë një kontekst kur janë miratuar dhe nga ana tjetër, nëse shqetësim është mospjesëmarrja  në zgjedhje, atëherë do të ishte në e këshillueshme formalizimi i votës së emigrantëve. Këtu PD-ja e z. Bylykbashi nuk ndihet dhe ky është një tregues se për çfarë lloj reforme po flasim. 

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.