Bajrami nën fasadën e Të Gjatit dhe strucit të Bashkisë

Postuar në 10 Prill, 2024 18:18

Kush punon edhe gabon

Kështu shprehej sot z. Veliaj nga një aktivitet për Fiter Bajramin në Tiranë. Këtu ka mbetur avokatia e këtij njeriu për drejtorët që iu arrestuan, jo për gabime, por për akuzën e shkeljeve miliona euroshe? Kush ka gabuar? Dhe cilin gabim kanë bërë? Na e thotë dot z. Veliaj?

Me përparësen e vet të zakonshme, në një skenografi të rëndomtë që kemi kaq vite që e shohim, ky klloun i vetvetes shfaqet e rishfaqet për të mbytur atë që tashmë nuk është sharje dhe balte, por dosje penale. Dhe në kuadër të kësaj dosjeje, cilat gabime po fal apo po mbron ky zotëri?

Neveria megjithatë sot nuk i takon këtij, por kryeministrit që poston një video me muzikë në sfond nga një aktivitet Bajrami ku shfaqet në orgazmën e dikujt që nuk di çfarë t’i dhurojë më kësaj Toke.

Sigurisht dekori nuk mungon në këtë vend asnjëherë: elita e vendit mbledhur aty nën hijen e Të Madhit, që siç tha dikush, në të vërtetë është I Gjatë se I Madh nuk u bë dot.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.