Veliaj: Dosja "5D" si dosja Rama-Ahmetaj!

Postuar në 06 Prill, 2024 16:30

Ka dalë sot në një komunikim publik kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka folur për aferën “5D”, që pa të viheshin në pranga drejtorë të institucionit të drejtuar prej tij. Pasi ka bërë mbrojtjen e punës së tyre, z. Veliaj ndër të tjera tha:

Tani ka një pyetje, sa brutale aq edhe banale, që ngrihet rëndom nga inkuizitorët mesjetarë, sigurimsat modernë dhe prokurorët mediatikë nëpër banaqe televizionesh, kurdo që SPAKU vepron ndaj një zyrtari të caktuar: Si ka mundësi të mos i dinte këto Edi Rama dhe si mund të ndodhi që, deri edhe zëvendësi i tij, një person që sot është në kërkim nga drejtësia, t’i bëjë këto pisllëqet e mëdha për të cilat akuzohet, pa bekimin e kryeministrit?

Më falni! Po pse, në cilën pjesë të funksionit të tij të përcaktuar me Kushtetutë dhe dispozita ligjore, kryeministri duhet të përgjojë zëvendësin e tij apo cilindo zyrtar tjetër, me të cilin e lidh puna, kur këta të fundit e ushtrojnë influencën e postit dhe i përdorin lidhjet e tyre me X-in ose Y-in, për të përfituar në mënyrë të paligjshme?!

Si mund të jetë kaq e padiskutueshme, që një kryeministër, apo në rastin tim, një kryetar bashkie, të jetë në dijeni të çdo gjëje që s’ka të bëjë fare me funksionin e tij të përcaktuar me ligj apo me objektivat e me një mijë e një problemet e përditshme të punës së tij?!

Siç shihet z. Veliaj është strehuar tek precedenti i kryeministrit me zv.kryeministrin Ahmetaj, duke lënë të kuptohet se kur vjen puna te përgjegjësia publike, rasti Rama-Ahmetaj nuk dallon nga rasti Veliaj – 5D. A e beson dot kush zotërinë në fjalë? A ka logjikë të qëndrojë në këtë kuadër? Si mundet që të ngrihen akuza për shpërdorim miliona eurosh dhe ai që qëndron në krye të piramidës administrative të mos dijë gjë? Në një institucion që ka marrë fytyrën e z. Veliaj?

Më e dhimbshmja për këtë njeri është kur e cilëson hetimin si sukses të shtetformimit të nisur nga Edi Rama.

Nga ana tjetër, kulmi fare këtu tek ne është se çfarë po ndodh sot në Shqipëri, ka nisur pikërisht nga vizioni, projekti dhe vullneti shtetndërtues i Edi Ramës, kryeministrit tonë, dhe Partisë Socialiste, pa të cilët SPAK-u as që do ekzistonte dhe kjo luftë kundër korrupsionit as që do imagjinohej. Eshtë një luftë që ne e kemi kërkuar, e bëjmë sa mundemi, prej ditës së parë në këto detyra, me reforma, shërbime digjitale, me masa për përmirësime të vazhdueshme procesesh administrative, por edhe auditime e largime nga puna për punonjës që shkelin rregullat apo denoncohen nga qytetarët

ka thënë Veliaj.

Mirëpo pyetja që lind këtu është: cili sistem i korruptoi këta drejtorë? Të cilët janë si ata “drejtorët që po na nxjerrin bojën”, për të cilët fliste dikur z. Rama jopublikisht. Është sistemi i korrupsionit që ka ngritur Partia Socialiste, përfaqësuar nga njerëz si ky Veliaj që vetëm oshënarin nuk mund të bëjë. E vetmja pikë kurioze është të dihet nëse ky e kupton se si e shohin tani të gjithë? Se asnjë lloj hipokrizie nuk përcjell më forcë te partia e vet, që e di shumë mirë se çfarë është ky individ dhe se çfarë është bashkia e Tiranës? Krahasimi me Edi Ramën në këtë rast është asgjë më shumë sesa grahma e fundit për të mos lejuar shkarkimin e tij nga detyra që mban aktualisht peng,

Comments

Submitted by Dori (not verified) on

Po sikur nje skandal i tille te kishte ndodhur ne kohen e qeverisjeve te Sali Berishes, sa 21 janare do te kishin ndodhur?! Nje pyetje e tille ka vite qe me vjen ne mend, perhere ne te tilla raste.
Dhe ka kaq shume raste kaq flagrante abuzimi dhe korrupsioni, sa kohen e qeverisjeve te Berishes mund fare natyrshem ta marresh si kohe normale demokracie. Keta vjedhin kaq hapur; kaq hapur dhe kaq trashe; kaq hapur, kaq trashe dhe kaq me arrogance; keta vjedhin dhe te hedhin ne gjyq nese i denoncon; pikerisht ketu mbeshtetet edhe arroganca e e tyre , cka tradheton edhe gjithe narrativen e kesaj drejtesise se re, te cilen e besojne akoma shume idiote; keta jane edhe arrogante, pse jane te bindur qe jane te paprekshem; keta, keta... kush jane keta?!
Keta jane Rama dhe Veliaj; nuk jane drejtoret e tyre. Keta te dy kane, mesa duket, sigurine qe nuk do te preken.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Retorika e zeze e Velise. Veliaj perdori nje retorike te zeze pabesie dhe pengamrrje duke vene ne qender te vemendjes dhe, ja arriti qellimin me argumentimin e Edi Rames. Edi Rama ka peshe graviteti dhe vemendjen e merr Edi Rama ne retoriken e Veliajt duke ndikuar ne menyre specifike te auditori qe rrok. Po, dhe duke terhequr plot maniupulim e strategji, dhe jo rastesi emocionale, po te menduar holle si nje pengmarrje dhe ndikim manipulues e justifikues, jo vetem audiencen, po dhe shenjen e barazise si mbrojtje dhe si ortakeri me Edi Ramen. Punet e zotit ske ci thua, ku jeta eshte gjithe bumerang. Dhe mund te thuash ate qe vete Kryeministri ka thene: "Kokat hengshin“. Kam besim te arti i Edi Rames qe do ta beje shembull dhe spektakel pabesine e tij...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.