I hapet rruga hetimit të Izraelit për krime lufte në Gaza
Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ka adoptuar një rezolutë përmes së cilës bën thirrje për gjykimin e Izraelit për krime lufte në Gaza. Gazeta britanike “The Guardian” e cilëson rezolutën “një tjetër moment në izolimin gradual global të Izraelit” për shkak të luftës në Gaza gjatë së cikës vlerësohet se kanë humbur jetën 33 mijë njerëz.
Pro rezolutës votuan 28 vende, 13 abstenuan dhe 6 ishin kundër, përfshirë ShBA-të dhe Gjermaninë. Dokumenti thekson nevojën për të siguruar llogaridhënien për të gjitha shkeljet e ligjit humanitar ndërkombëtat dhe të të drejtave të njeriut “në mënyrë që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë”.
Sipas Përfaqësuesit të Përhershëm të Izraelit në OKB në Gjenevë, “Këshilli ka kohë që ka braktisur popullin izraelit dhe po mbron Hamasin” . Megjithatë vihet në dukje se rezoluta u miratua pas një telefonate përcaktuese mes presidentit amerikan Joe Biden dhe kryeministrit Beniamin Netanjahu përmes së cilës Biden paralajmëroi ndryshimin e politikës amerikane në Gaza nëse Izraeli nuk ndryshon qasjen për ndihmat.
Add new comment