Vendosni një tabelë tek ambasada amerikane se nuk komunikohet me shenja në shekullin e 21-të
Kush jeton në Tiranë do ketë rastisur që në trafikun e rënduar të jetë detyruar të ndalojë makinën në Rrugën e Elbasanit, para ambasadës amerikane. Ose të ndalojë për punë minutash për të kaluar në ndonjë pikë shërbimi aty afër. Është një rutinë e paligjshme në Tiranën që jetojmë, e cila ndëshkohet nga Kodi Rrugor. Nga asgjë tjetër.
Mirëpo në selinë diplomatike të SHBA shërbejnë disa punonjës policie që rrinë në kabina të posaçme, të cilët ndodh përherë që të të urdhërojnë me dorë nga kabina të largohesh. Madje të mos qëndrosh për asnjë çast aty. Arsyeja vetëkuptohet: je para ambasdës amerikane.
Problemi është se çështjen në fjalë duhet ta trajtojë Policia Rrugore, jo polici i ruajtjes së objektit që ka të tjera detyra. Nëse objekti në fjalë është i rëndësisë së veçantë, atëherë aty trafiku udhëzohet me sinjalistikë të posaçme, me tabela që njoftojnë kufizimet për të gjithë. Një gjë e ngjashme me objektet ushtarake pranë të cilave ka njoftime se ndalohet edhe filmimi apo fotografimi.
Pranë ambasadës amerikane nuk ka asnjë tabelë që të njoftojë mosndalimin, apo ndalimin e fotografimit dhe filmimeve, ndonëse nëse bën një gjë të tillë me shumë gjasa përballesh me njerëz në uniformë që të kërkojnë kartë identiteti, të marrin në pyetje se pse e bëre e kështu me radhë.
Nuk është e tanishme kjo. Është e vjetër. E mbajmë mend sesi kur Lulzim Basha ishte kryetar i Bashkisë, urdhëroi prerjen e lisit te Galeria e Arteve se aty do bëhej një ceremoni për 4 korrikun dhe nga studimet e bëra nga drejtorët e ndershëm të asaj bashkie kishte dyshime se lëndet e lisit rrezikonin Arvisunë apo Ëihthers kush ka qenë atëherë.
Është e njëjta lëtyrë servilësh që dinë vetëm të bëjnë qehajanë harbut ndaj atyre që në fakt kanë një kontratë me këtë vend: të respektojnë rregullat aq sa munden, jo alfabetin e shenjave të policisë halldupe shqiptare. Është e thjeshtë: vini një tabelë pranë asaj ambasade se nuk na mori malli të ndalojmë a të fotografojmë aty. Është rrugë si gjithë të tjerat dhe aty vlejnë të njëjtat rregulla.
s.zaimi
Add new comment