Diplomaci e re/Marrëveshjen e Ohrit ta zbatojë Kosova njëherë

Postuar në 30 Mars, 2024 12:14

Në një intervistë për gazetën “Blic”, ambasadori amerikan në Serbi, Chris Hill, ka ritheksuar pozicionin e qeverisë amerikane se anëtarësimi i Kosovës për në Këshillin e Europës kushtëzohet me përmbushjen e detyrimeve të Marrëveshjes së Ohrit. 

Aneksi i Ohrit vendos disa detyrime e kërkesa për të dyja palët, kështu që do të shohim si shkon, është e qartë se ata (Kosova) duan që të anëtarësohen në BE, por duhet ta kalojnë të gjithë procesin. Pozicioni i Qeverisë sime është që Kosova duhet të përmbushë obligimet e veta me Marrëveshjen e Brukselit dhe nëse nuk i përmbushë, sigurisht se e komplikon interesin e saj për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian dhe organizatat e tjera

citohet ai. 
Prononcim që vjen pas propozimit të raporteres Dora Bakojanis që Kosova të pranohet në Këshill. Nuk mund të mos shihet këtu një aspekt taktik i palës amerikane që po bën çmos të akomodojë Serbinë e Vuçiç në Perëndim. Megjithatë si një diplomat i vjetër z. Hill nuk duket se di të thotë sesi mundet që hyrja e një vendi në një organizatë ndërkombëtare të mund të kushtëzohet me përmbushjen e detyrimeve të një marrëveshjeje, të cilën një vend anëtar i Këshilllit, Serbia, nuk e respekton. Cila logjikë dhe cila politikë e justifikon këtë qasje? 

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.