Paratë e shqiptarëve janë të pastra. Pse i duhej amnistia fiskale kryeministrit?
Ka nisur së fundmi një debat mbi mënyrën sesi maten dhe vlerësohen investimet e huaja në Shqipëri. Kështu, ekspertë të ndryshëm kanë vënë në dukje faktin se përgjatë vitit që lamë pas blerjet në pasuri të patundshme nga jorezidentë kapën shifrën e 325 milionë eurove.
Përtej faktit se kjo raportohet si investim i huaj direkt, duhet thënë se një pjesë e madhe e blerjeve u takon shqiptarëve me pasaportë të huaj.
Problemi që kemi ne sot është se Banka e Shqipërisë, apo INSTAT që duhet të ofronin statistika të besueshme, nuk janë agjentë informativë të besueshëm. Megjithatë në eventualitetin e një të dhëne të tillë të saktë pyetja që lind këtu është: pse e donte kryeministri amnistinë fiskale?
Blerjet në masë të pasurive të paluajtshme nga shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dëshmojnë se paratë e tyre janë legale dhe nuk kanë nevojë të amnistohen në atq formë që pretendonte z. Rama. Në këto kushte minimumi për një opozitë reale do të ishte interpelamca ose seanca me debat me kryeministrin. Por vallë kemi ne opozitë? Ja një pyetje që është kohë e humbur ta bësh!
s.zaimi
Comments
Se nuk e kuptova mire:
Se nuk e kuptova mire: Shqiptaret kane ardhe me pasaporta angleze dhe italiane per te blere shtepi ne Shqiperi? Se po te kesh pasaporte angleze nuk te pyesin ku i ke gjet parate qe po blen shtepine ndersa shqiptaret pa amnisti nuk blejne dot.
Te gjithe shqiptaret jane rezidente ne Shqiperi dhe paraqiten si shqiptare. Gjej ndonje argument me te hajrit per tu gerric me kryeministrin se ketu po ne dhimbsesh.
Gerricem me kryeministrin! Po
Gerricem me kryeministrin! Po ca dmth kjo si fjali njehere?
Dhe cfare ka kaq te veshtire: ky tha do amnistoj parate e shqiptareve se po i mbajne dyahekeve. Nderkohe ata po i kalojne ne rruge bankare, cka nenkupton se i kane legale. Ky hyn pra amnistia? Na e sqaro ti qe te mos na dhimbset amnistia si ceshtje 'cunash nga Kukesi' per te cilen foli Safet Gjici.
Premisa ishte: Nuk ka
Premisa ishte: Nuk ka investime te huaja. Jane shqiptaret qe po blejne me pasaporta te huaja. Nga kwtu: Pse duhet amnistia.
Une kundershtova premisen si e pabazuar. Nuk me duket se shqiptaret kane frike te shprehin shtetesine shqiptare ne Shqiperi. Perkundrazi.
Konkluzioni i bazuar ne kete premise qe e merr te mireqene eshte abuziv.
Premisa eshte: a jane blerjet
Premisa eshte: a jane blerjet e apartamenteve nga jorezidentete investim direkt i huaj?
Nese po, dhe keta jane jorezidente shqiptare, cila kategori do perfitonte nga amnistia fiskale pwrderisa shqiptaret vete po shfaqen si investirore sic na thote Banka?
Premisa nuk qendron si analize ekonomike, por ai aspekt i komentit politik qendron.
Do amnistoje napolonat e
Do amnistoje napolonat e padeklaruar nga lufta e dyte. Dmth ata te letres se te floririt i mblodhi Imperoja e cfare mbeti, xhaxhi.
Add new comment