Naryshkin: 2000 trupa franceze dislokohen së shpejti në Ukrainë. Objektiv legjitim i forcave ruse

Postuar në 19 Mars, 2024 16:05

Kreu i shërbimeve ruse të zbulimit, Sergey Naryshkin, është shprehur se Franca po përgatit një kontigjent prej 2000 trupash për t’i dërguar në Ukrainë.

Lidershipi aktual i Francës nuk do të dijë për vdekjet e francezëve të zakonshëm apo për shqetësimet e gjeneralëve. Sipas informacioneve që i vijnë shërbimit tonë, një kontigjent do të dislokohet në Ukrainë dhe aktualisht po përgatitet. Fillimisht ai do të përfshijë 2000 trupa

citon agjencia “Tass” Naryshkin.

Ai ka vënë në dukje se me hyrjen në Ukrainë trupat franceze shndërrohen në objektiv legjitim i forcave të armatosura ruse. 

Që do të thotë se do të kenë fatin e të gjithë francezëve që kanë ardhur ndonjëherë në botën ruse me një shpatë

ka thënë ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.