Armenia lëviz nga Rusia. "Aplikojmë për anëtarësim në BE"

Postuar në 09 Mars, 2024 15:59

Armenia po mendon të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Europian. Në një intervistë për televizionin turk, TRT, ministri i Jashtëm armen, Ararat Mirzoyan, ka theksuar se Jerevani po kërkon një afrim më të madh me Perëndimin.

Në Armeni sot po diskutohen shumë mundësi që përfshijnë edhe anëtarësimin në BE

ka thënë ai.

Pak kohë më parë, kryeministri armen Nikol Pashinyan ka bërë të ditur se aplikimi do të zyrtarizohet në fund të vitit 2024. Ndryshimi i kursit të Jerevanit ka ardhur pas mbështetjes që Rusia i ka dhënë rivalit të saj, Azerbajxhanit, por edhe për shkak të frikës që ka nxitur invazioni rus i Ukrainës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.