Dy të paditur për sigurinë kombëtare në inaugurimin e bazës taktike në Kuçovë
Në ceremoninë e përurimit të bazës ajrore të Kuçovës si bazë taktike e NATO-s ishin të ftuar të merrnin pjesë edhe presidenti i Republikës Bajram Begaj dhe ish-ministrja e Mbrojtjes Olt Xhaçka. Nëse Begaj nuk mund të shmangej për shkak të detyrës. Xhaçka është aty si një dëm kolateral i një politike në sektorin e Mbrojtjes që me vendim gjykate u konfirmua se ka cenuar sigurinë kombëtare.
Është fjala për bazën e Sarandës, për të cilën ka vendim sekuestroje dhe rikthimi në pronësi të Forcës Detare pasi Xhaçka dhe Begaj e kishin kaluar drejt një subjekti privat. Është pra ironike dhe kompromenton seriozitetin e një aleance në sytë e një vendi që e di shumë mirë se kush janë ata që dalin e flasin aty, e ca më keq, ata që janë dekori I një politike për konsum të brendshëm, dhe jo i një politike sigurie.
Add new comment