Trupat europiane në Ukrainë e bëjnë të pashmangshëm konfliktin në shkallë të gjerë
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka paralajmëruar luftë me Perëndimin nëse vende nga ky i fundit stacionojnë trupa në Ukrainë. Përmes zëdhënësit Dmitry Peskov, Putin ka reaguar ndaj deklarimeve të presidentit francez, Emmanuel Macron që nuk përjashtoi dislokimin e trupave gjatë një samitit të posaçëm për Ukrainën në Paris.
Në një rast të tillë ne duhet të flasim jo për gjasat por pashmangshmërinë e konfliktit
citohet Peskov nga agjencia “Interfax”.
Qëndrimeve të Macron, i njohur për nevojat fiziologjike për të rënë në sy dhe bërë deklarata që tejkalojnë staturën e tij dhe të Francës, u janë përgjigjur një sërë përfaqësues politikë. Kancelari Olaf Scholz ka theksuar se në Paris u ra dakord që të bëhet më shumë për Ukrainën, por është e qartë se nuk do të ketë trupa europiane në Ukrainë.
Add new comment