Pranohet përgjegjësia për huliganizëm në protestën e Zveçanit

Postuar në 27 Shkurt, 2024 16:35

Radosh Petroviç dhe Dushan Obrenoviç, janë dy qyetarë kosovarë të kombësisë serbe që kanë pranuar fajin për akte huliganizmi në protestën e zhvilluar më 29 maj 2023 në Zveçan. Bëhet fjalë për një protestë ku mbetën të plagosur dhe lënduar me dhjetëra ushtarë të KFOR-it avokati Asdren Hoxha ka sqaruar marrëveshjen e dy klientëve të tij me Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Kemi lidhur marrëveshje për pranim të fajësisë për të dy të akuzuarit për vepër penale ‘pjesëmarrja në turmë e cila kryen vepër penale – huliganizëm’ për të cilën përcaktohet dënim nga gjashtë muaj deri në 5 vjet sipas ligjit. Radosh Petroviqit gjashtë muaj burgim i janë zëvendësuar me gjobë në shumë prej 6 mijë eurosh, gjersa i ka mbajtur 25 ditë paraburgim më herët. Ndërsa Dushan Obrenoviq është dënuar me gjashtë muaj burgim efektiv, i cili e ka mbajtur në paraburgim më herët

ka thënë ai sipas mediave të Kosovës.  

Marrëveshja në fjalë konfirmon me akt zyrtar natyrën e tubimit në Zveçan të Kosovës, që në planin ndërkombëtar u tentua të kalohej si pasojë e provokimeve të autoriteteve të Prishtinës. Aktualisht me vendimin e gjykatës apo me marrëveshjen e bërë, sikundër me kërkesën e Interpolit për Radoiçicin, kemi një linjë institucionale të qartë të provës së fajësisë dhe përgjegjësisë së palës serbe çka jep një tjetër element për qasjen e njëanshme të një pjese të komunitetit ndërkombëtar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.