Lufta si biznes

Postuar në 25 Shkurt, 2024 17:13

Pjesa më e madhe e parave që i akordohen Ukrainës si ndihmë nga SHBA, shpenzohet brenda kufijve të kësaj të fundit.  

një intervistë me CNN, Victoria Nuland, e cila aktualisht ushtron detyrën e zv.sekretarit të Shtetit për Çështjet Politike, thotë se pret nga Kongresi miratimin e paketës së ndihmave.

Duhet të kujtojmë se pjesa më e madhe e këtyre parave do të kthehen menjëherë në ekonominë e SHBA-së, për të prodhuar armë, duke përfshirë punë me pagesë të mirë në rreth dyzet shtete në të gjithë SHBA-në”, tha ajo.

Në fillim të këtij muaji, Kongresi bllokoi projekt-ligjin e kërkuar nga presidenti Biden për një paketë ndihme në vlerë 60 miliardë dollarë për Ukrainën. Shumica e këtij fondi do të shkojë për armë. Paketa pritet të rihidhet për diskutim sërish më 28 shkurt.

Pak kohë më parë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi se pjesa më e madhe e ndihmës financiare për Ukrainën shpenzohet në vend për prodhimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake.

Njësoj si Nuland, në fund të vitit të kaluar, ai deklaroi se nga paketat mbështetëse për Ukrainën "do të përfitonin biznesi amerikan, komunitetet lokale dhe do të forcohet baza industriale e mbrojtjes së SHBA".

Përgjatë viteve 2022-2024, sipas Institutit Kiel në Gjermani, SHBA i ka akorduar Ukrainës 68 miliardë euro (73.7 miliardë dollarë) ndihmë, 43 miliardë euro (46.6 miliardë dollarë) prej të cilave janë ndihmë ushtarake.

Comments

Submitted by X (not verified) on

Sa fytyre engjellore ka kjo Victoria Nuland! Lum per ukrainasit qe do kene arme pa kufi dhe do kene mundesi te mbrojne gjithe boten e lire nga sulmet ruse. Popull me fat.

Submitted by eh (not verified) on

vertet shme e bukur ehste Victoria. po thone qe ne pjesen e dyte te jetes te del dhe me fort kromozomi mashkullor nqs je femer dhe kesaj vertet qe i paska rene bixha ne mashkulloritet.
Ukraina ka nje fat shume te madhe mqs eshte ngjitur me rusine ... sepse raketat supersonike KINZHAL me koka berthamore, ju duhen vetem sekonda per te aritur qytetet ukrainase (dhe NATO mender u ruan ... ). Po sic dhe eshte provuar tashme, sa vete dhe me te ruda behen, dhe Ukraines do i duhet fat ... shume fat, nqs besojne ne te.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.