Mos e përmendni gjininë në mos doni të jeni anti-amerikan. Nuk ka burrë apo grua, ka "kolegë krevati"

Postuar në 21 Shkurt, 2024 16:43

Ny Post raporton së fundmi për një udhëzim të sekretarit/es amerikan/e të Shtetit, Anthony Blinken, për keqpërdorimin e termave gjinorë. Ai i është referuar një memoje të administratës Biden që e cilëson gjininë “si një konstrukt social” dhe se madje “identiteti gjinor i një personi mund t’i korrespondojë ose jo seksit të tij në lindje”.

Ndaj Biden ka udhëzuar stafin që të shmangin termat me ngarkesa gjinore dhe të përdorin sa më shumë një gjuhë neutral për të “treguar respekt dhe shmangur keqkuptimet”. Blinken ka rekomanduar që përmerat e përdorur janë preferencialë në komunikimin zyrtar çka prezupozon se nënkuptimi i gjinisë bazuar nga pamja apo emri “mund të jetë problematike”

Megjithatë ai u kërkon pjesëtarëve të stafit që të mos bëjnë presion ndaj dikujt për të deklaruar përemrin e tyre

shkruan gazeta.

Sipas memos duhen shmangur p.sh përdorimi i frazave “burra dhe gra trima në vijën e parë” duke kaluar në terma si “reagues trima të vijës së parë”, “ushtarë trima” e kështu me radhë. Pra politika zyrtare e SHBA sot është se “identiteti gjinor mund të jetë fluid”, dhe se vetë gjinia është një konstrukt social. Është e vështirë të imagjinohet sesi erdhëm deri në këtë pikë, sesi edhe kufiri seksual u relativizua kaq shpejt dhe kaq lehtë. Është e vështirë të imagjinohet sesi qasje të tilla u bënë kaq shpejt axhendë politike e shtetit kryesor në botë, duke na vënë në vështirësi historike për të kuptuar nëse në Tiranë erdhi zoti Blinken, Blinken, zonja Blinken, apo i paprononcueshmi/ja Blinken?

Është çështje kohe që kjo qasje e SHBA-së të mbërrijë në vende pa kuptim si Shqipëria, për t’u prezantuar si kredo emancipuese, duke na kujtuar të gjithëve se e kemi ditur gabim, kur kemi menduar se në krevat jemi me gruan, të dashurën, apo burrin. Jo, në fakt ne në krevat kemi qenë me kolegun e krevatit, duke shfaqur kështu respektin maksimal për barazinë funksionale të sabotuar në mijëvjeçarë nga një konstrukt social si gjinia.

Ne nuk kemi djem apo vajza si fëmijë. Jo. Ne thjesht kemi pjellë pasardhës, gjinia e të cilëve do të zhduket nga pasaporta. Dramatike në të vërtetë. E mbani mend kur u hoq nga karta e identitetit kombësia? U argumentua se kombësia është çështje FAKTI, jo zgjedhjeje. Mos more qerratenj! Si ore na qenka çështje fakti kombësia, kur nuk është çështje fakti ai që kemi mes këmbëve? Kujdes pra kur flisni se të thuash ai ose ajo je antiamerikan tashmë. Madje, madje ai ose ajo është ndikim malinj.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.