Rusia nuk mund të mposhtet në Ukrainë

Postuar në 09 Shkurt, 2024 16:58

Është përcjellë me shumë reagime intervista e Tucker Carlson me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Dy orë e gjashtë minuta, 60 pyetje për disa tema, ku dominoi Ukraina. Putin është shprehur i gatshëm për të mbyllur një marrëveshje me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, për të cilin beson se e ka fuqinë ta bëjë një gjë të tillë. Nga ana tjetër, Putin ka nënvizuar se tashmë është e qartë edhe në Perëndim, se Rusia nuk mund të mposhtet në Ukrainë.

Deri më tani ka patur zhurmë rreth mundësisë së një humbjeje strategjike të Rusisë në fushëbetejë. Por tani po pranohet se është e vështirë, në mos e pamundur. Në opinionin tim kjo gjë është e pamundur me përkufizim

ka thënë Putin.  

Presidenti rus ka bërë thirrje që Perëndimi të ndalë së furnizuari me armë Ukrainën, ndërkohë që ka deklaruar se një luftë me Poloninë do të niste vetëm nëse Polonia sulmon Rusinë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.