Ndryshon kreu i ushtrisë ukrainase. Zelenskiy largon Zaluzhnyn, në detyrë Oleksandr Syrsky

Postuar në 08 Shkurt, 2024 18:18

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy ka shkarkuar sot kreun e ushtrisë, gjeneralin Valery Zaluzhny, një lajm të cilin e ai e ka njoftuar personalisht në rrjetin social “X”.

U takova me gjeneralin Valerii Zaluzhny. E falenderova për dy vitet në mbrojtje të Ukrainës. Diskutuam rinovimin që kërkohet në Forcat e Armatosura të Ukrainës. Diskutuam po ashtu se kush mund të jetë pjesë e lidershipit të Forcave të Armatosura. I propozova gjeneralit Zaluzhny që të jetë pjesë e ekipit. Ne do të fitojmë. Lavdi Ukrainës!

shkruan Zelenskiy.

Në vend të Zaluzhnyt është caktuar Oleksandr Syrsky, deri më sot kreu i Forcave Tokësore dhe që nga gushti 2019, komandant i Forcës së Bashkuar Operacionale. Ai ka qenë në krye të mbrojtjes së Kievit në fazën e parë të sulmit dhe në shtator 2022 ai komandonte kundërsulmin në Kharkiv. Ditët e fundit në Ukrainë shpërtheu një skandal korrupsioni miliona dollarësh në ushtri, një veprim që nuk dihet mirë se ku origjinon, por që u përfol se vinte në favor të llogarive politike të Zelenskiyt që e sheh sipas disa zërave, Zaluzhnyn si rival potencial politik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.