Nëse ikim nga Ukraina, radhën e ka Ballkani, Polonia, Hungaria

Postuar në 20 Janar, 2024 16:56

Gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë këtë të premte, presidenti amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar se braktisja e Ukrainës, do të zhvendoste konfliktin në Ballkan, Poloni, Hungari.

Çfarë mendoni se do të ndodhë në Ballkan, nëse ne ikim nga Ukraina dhe lejojmë që Rusia të jetë në gjendje të vazhdojë kasaphanën? Çfarë mendoni se do të ndodhë në Poloni, Hungari?

citohet Biden.

Mediat raportojnë se ndihmësit kryesorë të Biden kanë vënë në dijeni anëtarë të Kongresit amerikan, se heqja dorë nga ndihma për Ukrainën, do të mundësonte Rusinë të fitonte luftën në pak javë. Mbi këtë paralajmërim të Biden, kreu i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ka deklaruar se presidenti amerikan po mashtron opinionin, pasi serbët nuk kanë për të qenë kukulla e askujt, një mesazh ky që nënkupton se akuza e vazhdueshme se serbët janë masha e Rusisë në Ballkan, është e pavërtetë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.