Rishi Sunak ka gjetur njeriun që ka përgjigje për çdo gjë

Postuar në 18 Janar, 2024 12:30

Ministri i Jashtëm britanik David Cameron e ka cilësuar sfidën e tanishme të Europës dhe Perëndimit në Ukrainë si “një sfidë për brezin tonë”. Sipas tij lufta në këtë vend mbetet absolutisht prioriteti numër një për Britaninë dhe sigurinë e Europës dhe opsioni i lëshimit ndaj Kremlinit përjashtohet. Në një prononcim për “Politico”ai ka bërë një krahasim që evidenton ndarjen mes Perëndimit dhe Rusisë së sotme, duke lënë të kuptohet se për një pjesë të Europës fitorja në terren është i vetmi opsion.

Kjo më duket si të jesh ministër i Jashtëm apo një lider në Europën e viteve ’30, ne nuk duhet të paqëtohemi dhe kënaqim Putinin. Ne duhet të qëndrojmë dhe ngrihemi ndaj të keqes që përfaqëson invazioni i tij

ka thënë Cameron.

Sipas tij një gjë që mund të bëhet sot është të demonstrohet se Putin nuk po fiton. Kritika e tij ndaj politikës së paqëtimit të ndjekur nga Neville Chamberlain në vitet ’30 njeh kështu një përgjegjësi historike të Britanisë në shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore dhe ndërsimin e Adlof Hitlerit ndaj Bashkimit Sovjetik.

I pyetur rreth Gazas, Cameron është shprehur se megjithë keqardhjen e thellë për viktimat e të dyja palëve, është jashtë logjike t’i kërkosh sot Izraelit të vërë në zbatim zgjidhjen e dy shteteve me ata që kryen 7 tetorin.

Për opsionin Ruanda në trajtimin e migracionit, Cameron është shprehur se qëndron absolutisht në mbështetje të kryeministri Rishi Sunak, duke kaluar madje në deklarime të tipit: e ndjej se kjo është politika e duhur, edhe pse jo-ortodokse.

Lidhur me rikthimin në vijën e parë dhe kritikat që I bëhen, ish-kryeministri britanik, e ka gjetur sërish përgjigjen:

Mbaj mend njëherë që u përplasa me Steve Bell, karikaturisti I “The Guardian” dhe i thashë, “pse më portretizon përherë me këtë lloj prezervativi mbi kok? Çfarë kam bërë që të meritoj këtë? Dhe ai qeshi me të madhe dhe tha: “ti thjesht je shumë i lëmuar(smooth). Dhe kjo është e vetmja mënyrë si mund ta bëj”. Mënyrë e çuditshme kjo, por ja ku jemi. Duhet të pranosh të dyja anët e kësaj pune(You have to take the rough of with the smooth)

është shprehur Cameron duke bërë një lojë fjalësh shumë të goditur.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.