Greqia ka nevojë për një ushtri qytetarësh dhe krijimin e një industrie ushtarake

Postuar në 15 Janar, 2024 12:59

Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias ka shpjeguar përmes një interviste për gazetën “Kathimerini” arsyet e ndryshimeve massive në lidershipin e ushtrisë greke. Sipas tij përvoja me luftën në Ukrainë, Kaukaz dhe Gaza, dikton një rishikim “të dogmave sunduese në ushtrinë greke”.

Po kështu Dendias ka vënë theksin në dy aspekte me rëndësi jo të vogël që hapin rrugën për transformime serioze në shtetin fqinj:

  1. Krijimi i një industrie ushtarake greke nisur nga buxheti i madh i vendit për Mbrojtjen dhe faktin se nuk mund të tolerohet më që çdo gjë të blihet jashtë.
  2. Refuzimi për të kaluar në një ushtri profesionistësh, por për të gjallëruar një ushtri qytetarësh, ku ndër të tjera, në dritën e përvojës së konflikteve të fundit, duhet konsideruar autoriteti për zinxhirin e ulët të komandës që të veprojë me iniciativë.

Po kështu Dendias ka komentuar marrëdhëniet me Turqinë, duke theksuar se me Erdogan, mirë apo keq, Greqia bashkëjetoi. Problemi është se çfarë ndodh pasi Erdogan largohet, nëse mbahet parasysh paparashikueshmëria e Turqisë.

Comments

Submitted by Andrea (not verified) on

Ka nje kontradikte qe z. Dendias e di po e kalon heshturazi. Rritja e aftesise prodhuese te armatimeve dhe miqesia qe Greqia ka me vendet tregetuese te tyre, (si USA, Franca apo Izraeli) jane ne proporcion te zhdrejte. Eshte gje shume e mire te rritesh kapacitetet prodhuese, por e mira e jote eshte e keqja e SHBA, Frances apo izraelit qe jane furnizueset me te medha te armatimeve greke.
Historikisht greqia ka harxhuar sasira shume me te medha sesa kishte kapacitetet e veta, dhe sebepi i pasjes se Turqise agresive ne kufi gjithmone ka funksionuar. Po askush, edhe ne Greqi perfshi edhe Dendias, nuk thote qe miliardat u perdoren per nendetese gjermane qe nuk kane funksionuar, apo per tanke amfibe amerikane qe SHBA i kishte nxjerre jashte perdorimit pas sa e sa aksidenteve, apo per avione e Helikoptere franceze te paguar shume here me shume se vendet e tjera, apo per sisteme raketore kunderajrore te shtrenjta izraelite qe sillen cuditshem me dronet e vegjel turq. Greqia kerkon sot F35s, qe jane mjaft me te shtrenjte se nje F16 ku Greqia eshte e specializuar. Po fakt eshte se keto avione nuk jane perdorur ndonjehere ndaj nje vendi qe ka kapacitete te larta prodhimi sitemesh mbrojtese kunderajrore, si Turqia psh. A eshte blerje e zgjuar? Veshtire te thuhet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.