Në Himarë ulen pantallonat. Pala greke me mirëkuptim: Kryetarin e ri ta përzgjedhë Beleri

Postuar në 11 Janar, 2024 09:37

Pas mediave greke të cilat kryeministri Edi Rama I përgënjeshtroi, në skenë ka dalë ish-deputeti Thoma Miço sipas te cilit kryetarin e ri të Bashkisë Himarë po e përzgjedh Fredi Beleri. 

Kam marrë disa informacione në rrugë private. Zgjidhja është që t’i lihet kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë që të hidhte në tavolinë disa emra dhe derisa të shprehet drejtësia të bëhet zëvendësimi, që bashkia të funksionojë. Përveç Tavos është gazetari Ilir Paço dhe Theodhori Çami një biznesmen nga Dropulli, që nuk ka lidhje me Himarën...

është shprehur ai në një intervistë për A2CNN.

Më poshtë vjen pjesa më e bukur: 

Nuk do të doja të ishte në negocim pala greke ne kemi mundësi ta zgjidhim vetë këtë problem. Beleri nga burgu ka kërkuar që ta zëvendësojë një nga anëtarët e listës së tij. Është problem shqiptar që mund të zgjidhet dhe kjo do ta zbuste konfliktin dhe Greqia të rishihte mekanizmin e vetos. 
Ka mundësi të zgjidhet kjo nëse është dëshira e dy palëve dhe duke patur parasysh dëshirën e zotit Beleri. Zëvendësimi i përkohshëm i kryetarit të bashkisë me këto 3 emra pa konsensusin e Belerit, nuk është alternativa më e mirë dhe nuk do të pranohet nga Greqia

Pra fare elementare dhe e denjë për psikologjinë levantine të Edit: në fillim trash zërin, pastaj kur kthehet ai tjetri bën çmos të gjesh muhabetin e mundet edhe të dalësh kushëri. Kryetarin e ri të Bashkisë Himarë e zgjedh Beleri, ja kushti elegant i Greqisë. Pra nuk bëhet fjalë për zgjedhje. O Ed mavria, po tani? Apo po pret opinionin juridik të zgëqeve të Endri Fugës?

s.zaimi

Comments

Submitted by Humbje kohe (not verified) on

Me more 5 sekonda te vyera nga jeta.I rrjedhur!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.