Lëreni të qetë një njeri që iku!
Report Tv ka siguruar një video ekskluzive…Nga një sherr brenda në shtëpi mes Xhemal Lokës dhe bashkëshortes së tij, e ndjera Bedrie Loka që deri më tani thuhet se i ka dhënë fund jetës me vetëhelmim.
Nga teksti i zbardhur duket se sherri është një ndër ato të shumtët që ndodhin në një pjesë të madhe të familjeve shqiptare, por i paketuar në këtë formë provokon një kuadër shumë malinj interpretimi:
Së pari me ngjarjen në fjalë, Policia e Shtetit dhe Prokuroria, dy himet dhe krundet e shtetit shqiptar kanë nisur një lloj ofensive mediatike përmes së cilës synojnë të evidentojnë si shkaktar të vetëvrasjes një burrë të dhunshëm dhe problematik. Kjo pasi nuk i dhanë asnjëherë përgjigje se çfarë ndodhi me hetimin për profilin e rremë të TikTokut.
Së dyti, dalja në media e pamjeve të tilla shkon në këtë drejtim, pra në mbështetje të kësaj teze dhe ne këtu duhet të pyesim se kush i nxjerr këto pamje që janë administruar nga policia dhe a duhen publikuar ato?
D.m.th a ka kufinj në këtë vend? A ka norma apo jo? Në një lajm tjetër media në fjalë publikon dëshmi të vajzës së të ndjerës sipas së cilës ishin gjetur letra nga një femër tjetër. Pra këtu të kalon jeta në parakalim mediatik për të zbardhur çfarë? Për të gjykuar çfarë? Një jetë të tërë? Një marrëdhënie? Një histori që tani i përket (vajmedet) drejtësisë ta trajtojë?
Kemi parë jo pak histori me gazetarë protagonistë, por nuk zbardh kush dëshmi e nuk japin pamje. Çudi si murosen burimet kështu! Lëreni të qetë njeriun që iku se e mbylli me këtë mut bote!
s.zaimi
Add new comment