Dhunë mbi Nikola Sanduloviç. Avokati: Pas homazheve në Prekaz. Pjesë e grupit edhe Radoiçiç

Postuar në 05 Janar, 2024 12:00

Politikani serb Nikola Sanduloviç është rrahur sot në një akt që dyshohet se ka të bëjë me qëndrimet e tij për Kosovën. Avokati i tij, Çedomir Stojkoviç dhe familjarët e vet njoftojnë se ai është mbajtur 4 orë nga shërbimet sekrete serbe që e kanë rrahur dhe mandej e kanë çuar në spitalin ushtarak të beogradit. Avokati Stojkoviç e lidhe dhunën e ushtruar me një skenar të përgatitur që ka nisur me hapjen e një fushate mediatike me gjuhë urrejtjeje kundër tij.

Vitet e reja ’90 kanë nisur sërish në Serbi dhe ministri i atëhershëm i Propagandës në qeverinë e Sllobodan Millosheviçit është tani president i Serbisë. Dhe i njëjti manual është tani mbi tryezën e tij. Dhe arsyet janë të njëjtat: Kosova. Për shkak se dy ditë më parë në rrjetet e tij sociale ai shprehu ngushëllimet për 50 anëtarët e familjes Jashari...

shkruan avokati.

Vetë Sanduloviç njoftohet të jetë shprehur se pjesë e grupit të dhunës ka qenë edhe Milan Radoiçiç, i akuzuari kryesor për ngjarjet e Banjskës në Kosovë.

Duket se angazhimi politik i Sanduloviç që bëri homazhe në memorialin dhe varret e familjes Jashari në Kosovë, por edhe deklarimet e tij të mëparëshme se Radoiçiç mban peng Aleksander Vuçiç dhe se madje nëse Radoiçiç i dorëzohet policisë së Kosovës, presidenti serb bie nga pushteti, kanë mobilizuar politikën e dhunës në Serbinë e Vuçiçit që tashmë po del zbuluar për atë që është në të vërtetë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.