...vdiq në ditën e 13-të të të një greve urie ndaj kushteve të rënda të burgut

Postuar në 04 Janar, 2024 13:14

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton sot në faqen e vet në Facebook doktor Aleksandër Kalivopullin. Sipas të dhënave të Arkivës, doctor Kalivopulli u diplomua në Athinë për Mjekësi, madje me rezultate shumë të mira. Ai punoi në rrethin e lindjes në Gjirokastër, u internua nga italianët gjatë pushtimit fashist – nga kjo kohë edhe skeda e nxjerrë në foto – dhe madje mjekoi fshehurazi edhe të internuar të kampit të Tepelenës. Doktori u arrestua në vitin 1961 me akuzën e armikut të pushtetit popullor – dhe u dënua me 18 vjet burg. Pjesa më interesante dhe tragjike:

Vdiq në burgun e Burrelit më 1963, në ditën e 13-të të një greve urie ndaj kushteve të rënda të burgut

Në të vërtetë kështu shkon jeta e dikujt që përkushtohet në këtë vend. Kështu është fati i një njeriu që beson se puna e vet do sjellë ndryshimin në anët tona. Doktori meriton njohjen dhe vlerësimin maksimal nëse ka kontributet e sipërpërmendura, por vdekja e tij në ditën e 13-të të një greve urie, përfaqëson një moment të jashtëzakonshëm si për faktin e humbjes së jetës, ashtu edhe për refuzimin e regjimit komunist për të konsideruar kërkesën e një të burgosuri për kushte më të mira.

Këtu institucioni i grevës nuk vihet në diskutim nga regjimi, përkundrazi, ai afirmohet tërësisht me humbjen e një jete, çka është një kujtesë për llojin e kohës që ka kaluar shoqëria.

Nga ana tjetër, në ditën e 13-të të grevës së urisë doktori ndërroi jetë. Pra akti politik vjen e përputh natyrën e sakrificës me paralajmërimin e biologjisë: një grevë reale urie çon drejt vdekjes, ose tërheqjes.

Po sa greva urie kemi dëshmuar ne në këto 30 vjet? Sa të sakrifikuar me shtim peshe kemi parë ne gjithnjë në emër të popullit dhe për popullin? Kemi nja dy parlamentarë që lanë mjekra në një grevë urie disa mujore në bulevard ndërkohë që kërcënimi me grevë urie ishte në vitet 2000 një si punë diete që vuri në siklet dhe delegjitimoi edhe instucione kritike të aktit demokratik siç është protesta ekstreme.

Sigurisht që nuk mund t’i bësh kujt apel për akte të tilla; ato ose ndihen ose zgjidhen, por të simulosh në këtë mënyrë dhe kaq shëmtuar tradhton sfondin moral dhe kuptimin mbi atë që është sistemi që pretendojmë se jetojmë.

Megjithatë, gaztorët e shumtë dhe sokratët shëtitës të partive dhe sindikatave shqiptare kanë një të mirë: ata i bëjnë nder sakrificave të vërteta si këto të Doktor Kalivopullit që na rrëfen Drejtoria e Arkivave dhe na bën edhe të kuptojmë se etika, nderi dhe besimi në disa vlera vijnë përpara të ashtuquajturës burrëri të ulërimës dhe se janë ku e ku me kërkuese në çmimin e tyre. Ndaj edhe kaq të rralla.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.