Navalny është transferuar në Arktik
Autoritetet ruse kanë transferuar në koloninë e Arktikut opozitarin Alexey Navalny. Kjo sipas opozitarëve rusë ka ndodhur tre muaj para zgjedhjeve presidenciale, ku pritet që presidenti aktual, Putin, të rikandidojë.
Ne kemi gjetur Alexei Navalny. Ai tani ndodhet në IK-3, një zonë në Kharp në Distriktin Autonom të Yamalo-Nenets. Është mirë. Avokati e ka vizituar
citohet Kira Yarmysh, aleate e Navalnyt.
Distrikti ndodhet mbi qarkun arktik dhe ka 5000 banorë. Ai është dënuar me 19 vjet nën akuzën e ekstremizmit.
Add new comment