Manipulimi i zgjedhjeve, problem ndërkombëtar për Serbinë

Opozita serbe ka protestuar dje në Beograd duke tentuar të konfrontohet me autoritetet. Aktualisht, Beogradi zyrtar përballet me akuza për manipulim elektoral edhe parregullsi në zgjedhje, sidomos në kryeqytet, artikuluar edhe nga vëzhgues të BE-së.
Presidenti Aleksander Vuçiç i ka hedhur poshtë akuzat si gënjeshtra. Protesta mbërriti në mënyrë simbolike në dyert e Kuvendit, me Srdjan Milivojeviç dhe Vladimir Obradoviç, të Serbia Kundër Dhunës, që tentuan t’i hapnin ato.
Ata që betohen se luftojnë kundër dhunës konfirmuan sërish se janë huliganë të vërtetë
është shprehur Vuçiç.
Mbi parregullsitë në zgjedhje, në Serbi ka nisur edhe një grevë urie.
Situata ka sjellë një përballje të hapur të Serbisë me Gjermaninë, e cila ka deklaruar se problemet me zgjedhjet janë të papranueshme për një vend kandidat për në BE. Më herët Vuçiç është ankuar se “një vend i rëndësishëm ka ndërhyrë në zgjedhje”, mirëpo në fazën e tanishme duket se Beogradi ka një krizë me BE-në nga e cila nuk duket se mund të dalë pa sanksione. Është aktualisht e vështirë edhe për miqtë e Vvuçiç në Bruksel që të krijojnë hapësirë mirëkuptimi për një politikan që tashmë është nën akuzë për manipulim.
Add new comment