Hakerohen edhe të dhënat e kompanisë One

Postuar në 25 Dhjetor, 2023 13:25

Grupi i hakerave iranianë, “Homeland Justice”, kanë siguruar akses në të dhënat e kompanisë “One Albania”. Në llogarinë e tyre në “Telegram”, ata njoftuan se kanë fshirë më shumë se 2 petabajt të të dhënave të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura. Sipas tyre, të dhënat do të publikohen së shpejti.

Misioni ka filluar (DDMC)

Albanian Mobile Communications (AMC) u hakerua nga Drejtësia e Atdheut. Injorimi i “paralajmërimeve tona humanitare” u kushtoi gjithë këtë politikanëve tuaj të korruptuar. Por mos u mashtroni. Kjo do të vazhdojë derisa ta pastrojmë plotësisht vendin nga terroristët.

Në këtë operacion, të marra së bashku, u fshinë më shumë se 2 petabajt të të dhënave të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura, dhe të dhënat e rëndësishme do të publikohen së shpejti.

Ne kemi dashur vetëm të përcjellim një mesazh. Shpresojmë se ka funksionuar!

Në një tjetër mesazh, hakerët shpjegojnë me video si ka rënë sistemi i kompanisë celulare pas sulmit, ndërsa shtojnë se One Albania është bërë shënjestër pasi ka lejuar përmes shërbimeve të saj që muxhahedinët e MEK të kryejnë sulme kibernetike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.