400 000 trupa të reja drejt Ukrainës më 2024-n

Autoritetet ruse parashikojnë rekrutimin e rreth 400 mijë njerëzve të rinj në vitin 2024 të cilët do të hidhen në frontin ukrainas.
Mediat ruse njoftojnë se kontrata e rekrutimit është nisur drejt rajoneve ruse dhe pritmëritë janë që shiftra e mobilizimit ushtarak të barazohet me vitin që po lëmë pas. Për Kremlinin, rajonet janë përgjegjëse për gjetjen e njerëzve që do të shkojnë në luftë ndonëse Rusia ofron para në këmbim të shërbimit ushtarak. Një ushtar me kontratë që shkon në front paguhet 2 200 dollarë kur rroga mesatare në Rusi është 760 dollarë.
Në përfundim të detyrës bonusi që jepet është rreth 2 000 dollarë. Aktualisht autoritetet ruse pranojnë se vullnetarët në front përfaqësojnë 21% të trupës që lufton. Duket se Kremlini as ka ndërmend të lëshojë pe në Ukrainë dhe është i angazhuar të përballojë çdo presion, tani që u provua se sanksionet kaluan pa trauma serioze.
Add new comment