"Drejtori i Projekteve" nis kundër-ofensivën ndaj SPAK
Intervista e Mirel Mërtirit në SyriTv dje ka ofruar një teatër që të realizuar keq nga personi në fjalë. Por ka verifikuar edhe paradokset e skenës politike dhe mediatike në Shqipëri. Mirel Mërtiri ka folur në pozitën e një të akuzuari që po sqaron opinionin publik për akzuat sipas të tij të manipuluara nga SPAK. Paneli me në krye moderatorin e Syri Tv kanë mbrojtur akuzën e SPAK duke I kërkuar llogari Mërtirit në emër të dosjes përkatësë.
Mërtiri thotë se nuk është pronar i kompanisë që menaxhon inceneratorin e Tiranës, por drejtor Projektesh. Ndonëse në e-mailet që iu servirën duket qartë se ai është një njeri që jep urdhëra aty brenda, përfshirë Klodian Zotos.
Mërtiri thotë se kompanisë I janë kaluar 54 milionë euro, jo 130 milionë siç pretendohet deri më tani, ndërkohë që pyetjes se pse për menaxhimin e inerteve të gjeneruara nga prishja e Teatrit Kombëtar, apo edhe e ndonjë kulle pas Sahatit të Tiranës, kompania ku ai është drejtor, nuk ka tarifuar, zotëria iu përgjigj se kjo është zgjedhje e kompanisë dhe se aty nuk ka kurrfarë shkelje.
Është e qartë se Mirel Mërtiri me daljen e tij dje ka promovuar lajmin se SPAK ka manipuluar provat dhe se për këtë madje ai ka bërë një kallëzim ndaj prokurorit Klodian Braho. Duket se me afrimin e aferës tek emra si Erjon Veliaj dhe Edi Rama, në lëvizje është vënë skenari i kundërofensivës dhe për këtë përdoret Mirel Mërtiri, një drejtor Projektesh që vendos të mos tarifojë asgjë për mbetje kullash dhe Teatri.
Kjo tregon se dikush është trembur dhe trembur keq. Ndërkohë që absurdi dhe qesharakja në këtë intervistë është fakti se SPAK u mbrojt de facto nga një televizion që nga mëngjesi në darkë e cilëson atë si një agjenci të Edi Ramës. Kaq mjafton për të kuptuar se përveç Mërtirit që po mbron investimin e vet dhe të tjerë, pazari mbi këtë çështje është hapur tashmë. Sidoqoftë, mbyllja e aferës së inceneratorëve me arrestimet e deritanishme do të ishte fundi i drejtësisë së re dhe sfidë e hapur ndaj së ardhmes. Kaq është shumë e qartë.
s.zaimi
Comments
Mir ja ban skapit. Asht i
Mir ja ban skapit. Asht i korruptum prej hajdutit edi rama. Ata dun me denu kot.
Pse eshte hajdut Edi Rama? Ka
Pse eshte hajdut Edi Rama? Ka hajdut 2 metra?
Me ndonje perjashtim te
Me ndonje perjashtim te rralle, si legjendari ShijakTv, SyriTv eshte i vetmi televizion pak a shume i madh qe ka Opozita. Te gjitha televizionet e tjera jane ne mbeshtetje full-time te regjimit. Nje situate e tille eshte e paprecedente ne keto 31 vite. Madje, edhe ne kohen e Berishes se pare, Opozita e asaj kohe kishte gazeten me tirazhin me te madh (mbase) dhe me gazetaret e analistet me te njohur te kohes, nje pjese e te cileve vazhdojne edhe sot. Ne kohen e Berishes se dyte dhe te trete, mediat kryesore ishin ndare pergjysme; gjysma me PD-ne gjysma me PS-ne. Sot, te gjitha televizionet kryesore mbajne anen e PS-se se Rames.
Nuk besoj se Berisha kerkon te beje pazare ne kete menyre. Madje, nuk besoj fare se ben pazare; qe nga viti 2019, kur Rama paralajmeroi ndeshkimin e tij, ka patur ne dispozicion plot 4 vite per te bere pazare; se edhe shpallja paraprake e ndeshkimit pikerisht per kete qellim u be. Une nuk kam verejtur asnjelloj shenje tek Berisha, qe ai te jete perpjekur te beje pazare. Perkundrazi, nga ana tjeter, perpjekja ka qene 4 vjecare.
E kuptoj se per shumekend eshte, pothuaj, mision i pamundur te besojne ne ca vlera a virtyte thjeshte njerezore, qe mund t'i kete dikush tjeter, aq me pak kur ky tjetri e ka emerin Sali. Une nuk njoh ne historine politike boterore, qe nje Kryeminister a President i anatemuar nga kundershtaret si autoritar, i inkriminuar dhe korruptuar, te mos kete shijuar privilegjet e shumta qe te jep pushteti. Nuk ka asnje rast... pervec Sali Berishes. Per 31 vite me radhe, jeta e tij pertej politikes, ka qene dhe eshte ajo e nje murgu, ne kuptimin qe nuk ka tentuar te shijoje asgje nga ato qe i quajme kenaqesi te kesaj jete, dhe duke i patur te gjitha mundesite per ta bere kete.
Krahasojeni me ate se c'bente lideri historik i socialisteve, Fatos Nano, qe po e ben edhe sot e kesaj dite, dhe qe kjo deshire per te shijuar privilegjet qe t'i mundeson pushteti, per ironi, eshte bere edhe shkaku i vuajtjeve fizike te tij.
Krahasojeni me Edi Ramen tani... edhe vete krahasimi e humb vleren, per shkak se ky edepsez ka kaluar cdo limit ne vanitet, ne zderhallje, aq sa i duhet te shpike metoda te reja kenaqesie, mu si ato te varurit nga drogerat, kur arrijne ne fazen e tolerances ndaj tyre.
Zoteri, tani ne dihet qe jemi
Zoteri, tani ne dihet qe jemi te shitur e maskarenj, po edhe fare budallenj nuk jemi. Sali Berisha bekoi dhe mbeshteti marreveshjen e 2017-s, edhe pse me vone heshti, pastaj u kujtua ta kontestonte. Nuk ishte Edi Rama ky qe eshte sot atehere? Ju lutem tani!
Dhe syri Tv mund eshte televizion full time i nje pjese te opozites. Jo i opozites.
Keta jane ne loje per lojen e tyre dhe te familjeve. Kjo eshte e qarte diten me diell.
Nuk po them se jeni te shitur
Nuk po them se jeni te shitur. Perkundrazi, ju respektoj si redaksi dhe si portal. Per marreveshjen e 2017, Berisha u pat shprehur pikerisht keshtu: " Basha, duhet te kete keshilltare shume te keqinj". Sidoqofte, marreveshja e 2017-es ishte marreveshje mes dy kundershtaresh politike qe synojne te njejtin post; ishte marreveshje mes dy liderve te dy partive kryesore ne vend; vete Berisha ka bere marreveshje me Ramen per ndryshimin e Kushtetutes; vete Kushtetuta eshte marreveshje. Problemi i marreveshjes se 2017-es ka te beje me dyshimin nese Basha pati nje marreveshje tjeter, pertej asaj qe u tha publikisht dhe qe eshte ne dem te PD-se. Per Berishen nuk kam degjuar askend te thote, aq me pak ta akuzoje per ndonje marreveshje te piset. Marreveshjet e pista te Berishes, jane vendimet e tij politike, por kjo eshte krejt tjeter gje; ato jane akte politike, sado te keqija mund te kene qene per ata qe se duan.
Kur them Opozite, kam parasysh ate qe fitoi 6 a 7 bashki; ate qe e votuan 600 mije shqiptare. Natyrisht, qe nuk kam perfshire opzitare te tille si Lapaj apo Qori, Shabani etj, per vete faktin, qe ne rastin me te mire, keta jane krejt jasht realitetit politik ne Shqiperi; ne rastin tjeter bejne lojen e Mjaftit te dikurshem; kjo e fundit ka me shume gjase, sepse paterni qe nga zanafilla e krijimit te tyre dhe protagonizmi eshte identik me ate te Mjaftit, per te mos thene qe eshte i kopjuar prej tij.
Add new comment