Zyrtarisht të lumtur me veten

Postuar në 18 Dhjetor, 2023 14:14

Ndiqeni ekzibicionin e qeverisë sot me atë që kryeministri e quan skuadra kombëtare e negociatave për anëtarësim! Ndiqeni për të provokuar lavazhin gastrik në këtë sezon gripal, për të kuptuar se në cilën botë jetojnë ata që janë mesa duket asgjë më shumë se fotonet njerëzore të kryeministrit dhe se çfarë dallimi, çfarë ndasie ndjen dhe kupton, kushdo që ka një minimum respekti për veten kur dëgjon “këtë ekspertë” që flasin me gjuhën e informacionit politik.

Peshë historike, ngjarje e madhe, energjia jonë  e papërmbajtshme. Fjalë që dëgjohen në një gati ekstazë që me gjasë nuk ka të bëjë edhe aq me procesin e screeining, që është përshtatje legjislacioni, por me faktin se dalim në podium me shefin e tyre të cilit i duhet karadyzeni për çdo javë për shkak të zullumeve që nuk kanë të sosur.

Ku jetojnë këta njerëz që flasin me këtë gjuhë? Çfarë e sëmur arsyen e tyre që në mosha 35 – 40 flasin me një venerim të cilin nuk e gjeje as te zdapët e pagdhendur të SHIK-ut të Berishës?

Dëgjoni edhe intonacionin e një lloj lumturie zyrtare që sheh e vëren te kjo skotë njerëzish që u ka shpifur vendin e tyre një pjese të madhe shqiptarësh.

Ka 10 vjet që ne jetojmë ditë për ditë historinë, madje epokën dhe ajo sërish të vjen në gojë si refluks nga ndonjë vezë e prishur të cilën nuk e injoron dot edhe po të përpiqesh. Aq e ndryrë dhe mbytëse është pocaqia e saj.

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

Kim Jong Un do ishte xheloz per keto lloj shfaqesh te unitetit parti.... parti!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.