Mund të ndodhë çdo gjë dhe sërish asgjë nuk ka ndodhur!

Postuar në 15 Dhjetor, 2023 21:01

 Ngjarja në burgun e Peqinit ka kaluar sot me një reagim skandaloz nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. 

Jam këtu sonte dhe do jem në vijim për të nxjerrë të gjitha përgjegjësitë ligjore, administrative, do t’i shkojmë deri në fund kësaj ngjarjeje 

ka thënë ndër të tjera ai. 

Kemi të bëjmë me një vrasje me armë në një institucion që thirret si i sigurisë së lartë. Ministri vetëm për përgjegjësitë institucionale, politike dhe morale nuk foli sepse kjo ngarkon atë në mënyrë taksative me detyrimin e dorëheqjes. 

Dhe nëse ai nuk e bën këtë, kryeministri a ka fuqi ta shkarkojë vallë?

Çdo gjë pra që ndodh në këtë vend, çdo gjë që shkon keq, ka përgjegjës nëpunës dhe qameti ndonjë drejtor. Ndonjë kryetar bashkie që cenon imazhin dhe të tjerat janë llafe kazani. Vrasja në burgun e Peqinit paradoksalisht është pasqyrë e Shqipërisë së jashtë burgut me vrasje e aksidente, trafiqe e korrupsion, ku të gjithë mund të provojnë llotarinë e plaçkitjes, por askush nuk ka të drejtë të kërkojë llogari dhe përgjegjësi politike. E çuditshme pra në kushtet kur neve na është bërë e qartë filozofia e qeverisë se “sistemi korrupton njerëzit” dhe jo e anasjellta. 

E çuditshme sesi vetë prozatorët e këtij sistemi përgënjeshtrohen nga veprat e vartësve të tyre, sesi ngjarje si këto i bëjnë apel parimeve të një qeverie që është murtajë e gjatë për mbarë këtë shoqëri. Çfarë duhet të ndodhë që një përfaqësues politik të thotë: dështova, po largohem? 

Me këta që janë në pushtet çdo gjë të ndodhë, sjellja nuk ndryshon. Sepse ata që kanë një minimum njohurie për llojin e gjedhit që është në krye e dinë se mendësia sunduese në këtë elitë është se Ne qeverisim se na takon. Të tjerët qëndrojnë Poshtë. 

s.zaimi

Comments

Submitted by Dori (not verified) on

Te jape doreheqjen?! Nuk jam dakord me kete, sepse nuk ka kuptim. Nuk ka kuptim sepse nuk jemi nje vend ku doreheqja eshte normale ne raste te tilla. Gjithsesi, kjo do te kishte kuptim ne qeverisjet e meparshme, Berisha, Nano, Meta e prape Berisha; madje edhe ne mandatin e pare te qeverise Rama. Zullumi eshte trashur aq shume, sa institucioni i doreheqjes eshte bere qesharak dhe i pakuptimte. Mund te kishte pak kuptim kjo, ne rastin e dosjes se "Dibres", ku del qarte implikimi kriminal i Ulsi Manjes.
Skandalet e shumta, spektakolare, te paprecedenta dhe te njepasnjeshme, kane zhvleresuar dhe banalizuar gjithcka qe ka te beje me llogaridhenien e pushtetareve te sotem. Mundesia e vetme, mbase, eshte te kapen ne ne flagrance, me preshe ne duar, red handed; por edhe kjo me kushti qe te ishte nje krim i rende.
Kurse per Edi Ramen, e vetmja mundesi llogaridhenie, do te ishte qe ky, me hanxhar ne dor, te dilte ne rruge te madhe duke vrare e prere sa ti hante krahu... megjithese edhe ne kete rast druaj se do ta justifikonin (barbaret-viktima e detyruan liderin e madh te beje drejtesi me duart e tij!)

Submitted by vlonjati (not verified) on

E ka deklaruar Rama qe nuk mban pergjegjesi se ç'bejne mvartesit e tij mbas shpine keshtu qe kjo thenie eshte per te gjithe pushtetaret e majte.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.