Italia, gjashtë milionë punëtorë më pak deri në vitin 2050
Popullsia në moshë pune në Itali është në rënie të vazhdueshme dhe deri në vitin 2050 pritet të bjerë me gati gjashtë milionë.
Rënia e numrit të lindjeve dhe plakja e popullsisë nga njëra anë dhe kërkesat e kompanive për profile me aftësi që janë të vështira për t'u gjetur po bën që shkalla e vendeve të lira të punës të rritet.
"E ashtuquajtura mungesë talentesh sot përfaqëson një emergjencë të vërtetë për ekonominë italiane“, thuhet në raportin e Understanding Talent Scarcity, i cili ka analizuar situatën ekonomike në 15 vende të industrializuara (përveç Italisë, Argjentinës, Australisë, Belgjikës, Brazilit, Kanadasë, Franca, Gjermania, Japonia, India, Holanda, Polonia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA) duke theksuar dhjetë tendencat që po zhvillohen për të kuptuar dhe luftuar këtë fenomen global.
Mungesa e talenteve është tani një sfidë me të cilën po përballen të gjitha vendet e analizuara, si pasojë e efekteve demografike (përqindja e popullsisë së botës mbi 60 vjeç pothuajse do të dyfishohet nga 2015 në 2050, nga 12% në 22%) dhe disa të tjera faktorë, duke përfshirë këtu një ngadalësim të migracionit, i cili në tre vitet e fundit ka kufizuar lëvizjen e burimeve të kualifikuara dhe e ka bërë tregun global të punës më pak efikas.
"Sot mungesa e talenteve është një realitet në tregun tonë të punës, por perspektivat tregojnë një përkeqësim të mundshëm që në vitet e ardhshme mund të rëndojë aftësinë për të siguruar një numër të mjaftueshëm punëtorësh, për të plotësuar kërkesat e bizneseve. Jemi dëshmitarë të një plakjeje të mëtejshme të fuqisë punëtore, një rritjeje të pensioneve dhe një rënieje të disa aktiviteteve: një situatë që kërkon investime në trajnim, efiçencë, politika industriale, por edhe lëvizshmëri të kandidatëve, përfshirë edhe jashtë vendit, për të plotësuar pozicionet vakante të punës”, shpjegon Marco Ceresa, CEO e Grupit Randstad, kompani shumëkombëshe konsulence për burimet njerëzore, e cila ka hartuar raportin.
Add new comment