Ata mikrofonë duheshin hequr!

Postuar në 06 Dhjetor, 2023 16:57

Qarkullon së fundmi një video ku shfaqet kreu i Rithemelimit, Sali Berisha, që duket se ndërhyn gjatë një prononcimi për mediat të aktorit Ndriçim Xhepa në homazhet për nder të Mirush Kabashit, duke nisur të flasë vetë. Tani nuk është e qartë mirë sesi qëndron puna, por nga aq sa mund të shohësh të ngjan se Sali Berisha futet në mes të njerëzve, shtyn Ndriçim Xhepën që ndoshta edhe nuk e njeh kush është pasi ka qenë me kurriz dhe vazhdon të flasë.

Një sjellje tipike e një dashnori të Fjalës së thënë në vetë të parë që nuk pyet për rregulla dhe kod etike. Z. Berisha i pëlqen ky konfrontimi energjik me të tjerët ku ai triumfon përherë thuajse duke lënë të kuptohet se është një uragan i papërmbajtshëm. E me siguri edhe një druvar që nuk ndreqet më shumë se kaq.

Por sërish çështja nuk është këtu. Në fund të fundit politikanët shqiptarë janë ai stan derrash që kujtojnë se janë të pavdekshëm e të paprekshëm. Çështja janë ata gazetarët aty të cilët e drejtojnë mikrofonin nga oratori më i parë që u del përpara, duke lejuar kështu të konsumohet një incident shumë i shëmtuar dhe pa asnjë kuptim, të cilin ata mund ta zgjidhnin. Duke mbajtur mikrofonin te aktori Xhepa. Pasi është e drejta e tyre dhe punë e tyre se cilin duan të intervistojnë dhe se kë duan të marrin në prononcim.

Ose më mirë do të duhet të ishte. Në fakt ne shohim aty një përplasje verbale nën zë mes Xhepës dhe Berishës dhe ca gazetare(???) që zgërdhihen me ndonjë batutë të radhës aty për ta lënë buqetën e mikrofonëve të drejtohet nga ai që mbin vetë para tyre.

Mjafton vetëm kaq, një shfaqje e tillë për ta kuptuar se kush na informon dhe sesi na informojnë, se sa besim dhe rëndësi i kushtojnë profesionit që bëjnë dhe se çfarë dinë për të. Gazetarë që qeshin me batutat e liderëve ka pa hesap: qeshin përherë dhe i tregojnë si dëshmi për historinë. Mirëpo ky është një raport komod për politikanët e Shqipërisë, edhe deputetët që janë më së shumti ca anonimë që identifikohen vetëm me rrobat e shtrenjta.

Dhe pa dashur të këshillojmë dikë për këtë gjë, por nuk është ndonjë arritje apo ndonjë sukses të kesh begenisjen e politikanëve në këtë profesion, veçse si raport pune. Sidomos për reporterët që mirë apo keq, një gjë duhet ta dinë mirë: ata janë përgjegjës për sovranitetin e mikrofonit që mbajnë në dorë e kështu edhe për integritetin e raportimit. Përndryshe do vazhdojmë të shohim Saliun dhe Edin apo Ilirin dhe Erjonin që marrin poza e bëjnë sikur çfarë po thonë, argalisin Shqipërinë dhe gazetarinë me humorin e tyre bajat duke pushtuar çdo hapësirë. Me imponim dhe dhunën e autoritetit që kanë mbi reporterët e televizioneve që sa vjen e marrin rolin e dekorit.

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Berisha mund te jete nje druvar i pandreqshem, por servile te pandreqshem mbeten edhe punonjwset e medias, te cilat nuk reaguan nga nderhyrja e druvarit politikan!

Submitted by Dori (not verified) on

Eshte nje shpifje e peshtire kjo. Nuk eshte ne natyren e Berishes. Eshte e huaj per te. Mund ta akuzosh per shume gjera te tjera, por jo per gjera te tilla. Ne te vertete kjo lloj sjelljeje harbute eshte tipike per Ramen. Jane te pafundme rastet, kur Rama sillet si harbut ndaj gazetareve, ndaj artisteve etj; ka share rrugacerisht nje gazetare, ne transmetim live, duke e quajtur kurv; ka fyer po kaq brutalisht nje artiste te njohur si V.Manushi ( nuk do varim breket e saj para TK thoshte ne kohen e tentatives se pare per shembjen e TK-se); ka share po kaq rrugacerisht nje gazetar te njohur si A.Krasta, madje duke kaluar deri ne konfrontim fizik, ne syte e dhjetera e dhjetera te ftuarve ne nje mbremje. Ka edhe shume e shume raste te tjera; por keto i atribuohen natyres se tij prej allosoji, dhe kalohen me kaq lehtesi nga opinioni publik. Mediat e pushtetit germojne papushim per te gjetur gjithcka qe do ta nxirrte ne drite te keqe Saliun; e kane akuzuar per cdo gje dhe per gjithcka; tani kane problemin qe t'i vertetojne ato nje nga nje; dhe kjo eshte nje pune me nge ne realizimin e vetrealizimit te profecive te tyre.
Sa per Sali Berishen, ti japim hakun ne kete aspekt. Pertej politikanit, per mjekun apo personin privat Sali Berisha nuk ka asnje rekord te sjelljes se keqe; perkundrazi, kush e ka njohur dhe ka pasur te beje me te ne kete aspekt, ka vetem fjale te mira; edhe kundershtaret e tij politike nuk mund te thone qofte edhe gjene me te vogel per te.
Ajo qe kundershtaret e tij mund thone, permbledhtas eshte kjo: Berisha eshte politikan i keq, por si individ eshte korrekt me te tjeret. Me vjen keq qe nje shpifje te bere nga zoti Baze, profesionist i vertete ne kete lloj zejeje, te rimerret dhe komentohet ketu. Ta imagjinosh, qe ky zoteri, ne kohen kur i sherbente Berishes dhe per te cilin Rama, mes lotesh, pat thene se "kur e degjon im bir te flase per familjen time, futet posht tavolines", sot mundohet te beje te njejten gje ne sherbim te Rames, qe dikur e pat poshteruar me aq pashpirtesi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.