7 muaj paraburgim me "reformën historike"/Të kesh dy bythë, një ta mbash e një ta çash
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2023/12/beleri-rama_2023_12_04_13.jpg?itok=fZc6KesN)
Gjyakata e Posaçme Antikorrupsion vendosi sot të shtyjë sërish gjykimin e Fredi Belerit duke njoftuar se seanca e radhës do të jetë në datën 11 dhjetor. Absurdi tashmë po arrin kulmin: një njeri që filmohet dhe arrestohet në flagrancë siç u tha për blerje votash nuk gjykohet nga asnjë gjykatë.
Shtatë muaj në paraburgim janë një e dhënë e mirë për Belerin që pavarësisht se çfarë ndodh të kërkojë dëmshpërblim në Strasburg duke provuar shkeljen e të drejtave të njeriut.
Çështja nuk mund të mbrohet më në planin juridik, por as atë politik. Zoti Rama që qëndron pas të gjithë kësaj që ndodhi po provon se mirë që e futi në burg, por nuk po di ta mbajë. U bë gjithë kjo reformë në drejtësi dhe ne përfundojmë që nuk gjykojmë dot një njeri. Dhe reformën e udhëhoqi Partia Socialiste tha z. Rama, me hallin se mos i marrin të huaj meritat historike.
Të kesh dy bythë, një ta mbash e një ta çash.
s.zaimi
Comments
Rënia e miteve
- Shtatë muaj në paraburgim janë një e dhënë e mirë për Belerin që pavarësisht se çfarë ndodh të kërkojë dëmshpërblim në Strasburg duke provuar shkeljen e të drejtave të njeriut.
Sigurisht! Kjo eshte ajo qe une kam shkruar dhe me heret. Nuk ka te beje reforma. Eshte shperblimi qe po i japin Belerkes per ato muaj burg qe po ben. Do i marri ca milion te mira Euro sa te rregulloje ca pune Rama, se ashtu eshte puna...
Ketu nuk eshte puna e disa
Ketu nuk eshte puna e disa milionave euro qe do marre Bejleri, ketu puna qe po gatuhet nga Rama eshte nderkombetarizimi i helenizimit te Bregut, pune te cilen ai po e ben me se miri! Si shperbleim Shqiperia merr panvarsine e Kosoves, Sebia merr andej nga Bosnja, dhe Greqia jep andej nga kufiri detar me Turqine, dhe kjo e fundit panvarson Kurdistanin! Bejleri eshte nje figure e vogel dypolare, qe ben c'i thone andej e kendej!
Jo koherent
Domethene, te gjitha keto po i ben Rama, he!? Ah qerratai, qerratai.
Add new comment