Kush e kriminalizoi Policinë e Shtetit?

Postuar në 22 Nëntor, 2023 21:41

Disa vite më parë, kur ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri, policia rezultonte si një ndër institucionet më të besueshme. Kështu mburrej asokohe ministri që referonte një sondazh të BE-së. 
Kush kujton e sjell ndërmend sesa e pavërtetë ishte një gjë e tillë. Sidomos kur edhe ministri ra në burg. Opozita e cilësoi atëbotë policinë si organizatë kriminale. 

Vitet ikën dhe erdhëm te një raport i hakeruar nga Homeland Justice sipas të cilit vetë ish-drejtori i Policisë, Gledis Nano, shprehej në mbledhje të mbyllur se policia ishte e infiltruar dhe e korruptuar nga njerëz të krimit. 
Nanon e hoqën dhe nuk kaloi shumë kohë për të ardhur te situata e sotme kur me prova juridike dhe operative rezulton se zyrtarë të lartë të Policisë janë jo vetëm lehësues dhe në borderonë e krimit, por edhe organizatorë të strukturave kriminale. 
Kush e kriminalizoi Policinë deri në këtë pikë? Kush e lejoi këtë kapje kaq të rrezikshme? Dhe kush mban përgjegjësi që krimi ka struktura të vetat në Policinë e Shtetit? 

Është një gjendje shumë e rëndë, dëshmi i degradimit të plotë të nocionit të ligjit për vetë punonjësit e shtetit, sepse kuptimi dhe rëndësia e tij është zhvlerësuar së pari nga politika. 

Ngjarjet zënë njëra-tjetrën dhe krijohet ideja se po punohet, mirëpo ky infektim në këto nivele provon se ne jemi në emergjencë të sigurisë si shoqëri sidomos kur mendon se po tentojmë të hyjmë ende në BE. Më e pakta që mund të thuhet sot është se subjekti që drejton sot qeverinë ka realizuar kriminalizim të vetëdijshëm të policisë dhe se nuk ka alibi që të mund të justifikojë këtë që po zbulohet. Një polico e inkriminuar ështe pjesë e paketës së një ekonomie të krimit. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.