Lilian Thuram prezanton librin e tij në Tiranë

Postuar në 16 Nëntor, 2023 19:19

Ndonjëherë njerëzit kanë paragjykime dhe nuk e kuptojnë se nga vijnë. unë besoj se është gjithmonë e nevojshme ta njohim historinë, në mënyrë që të ecim përpara”. Këto janë disa nga fjalët e shprehura nga futbollisti i njohur francez Lilian Thuram gjatë një bisede në Panairin e Librit që po mbahet në Pallatin e Kongreseve.

I pranishëm në Tiranë për të prezantuar librin e tij “Mendimi i bardhë”, i cili është pëkthyer në shqip, Thuram trajton në veprën e tij tema kundër diskriminimit.

Lilian Thuram ka një karrierë prestigjioze si futbollist ndërkombëtar. Ai është autor i disa veprave dhe ka marrë disa çmime të rëndësishme për veprimtarinë e tij kundër diskriminimit.

Në vitin 2014, ai mori një doktoratë nderi për shkencat humanitare nga universitetet e Stokholmit në Suedi dhe Stirling në Skoci.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.